KUMTESË: Qëndrimi i përbashkët Forca,Perspektiva dhe LD ne MZ mbi ligjin zgjedhor

May 13, 2011   | Politika

Ulqin , 13.05.2011
Nr: 110 / 11

KUMTESË – Qëndrimi i përbashkët i partive shqiptare mbi ligjin zgjedhor të Malit të Zi

Versioni i ri i Ligjit zgjedhor është i papranueshëm për shqiptarët e Malit të Zi dhe paraqet një hap prapa në gjoja, synimet për implementimin e aksionit afirmativ në përfaqësimit autentik politik të shqiptarëve.

Në propozimin e parë, pra para një viti, në vërejtjet tona, Komisioni Venecian nuk ka dhanë asnjë vërejtje.

Ne,si përfaqësuesit kryesor të shqiptarëve në Mal të Zi jemi për të njëjtin propozim dhe presim respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit mbi të drejtat e pakicave ku shqiptarëve i sigurohen të drejtat e arritura.

Propozimi i ri i cili në Kolegjiumin e Kuvendit të Malit të Zi, fitoi përkrahjen parimore të shumicës, pa përkrahjen e popujve pakicë, e përjetojmë si hap prapa dhe shkelje të drejtave të njeriut dhe drejtave nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi.

Shqiptarët në Mal të Zi janë popull shtet formues dhe nuk janë kalimtare, e për këtë arsye propozimet për vendime të përkohshme dhe kalimtare për ne nuk janë të pranueshme.

Pra, ne përpiqemi që të vazhdoi sistemi i deritanishëm, gjegjësisht,të na sigurohen pesë mandate dhe kjo të avancohet në kuptim që të sigurohen që këto pesë mandate të jen vetëm për përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare.

Prandaj, ne jemi kundër propozimit të ri me anë të të cilit shqiptarëve i mundësohet që të marrin, më së shumti dy mandate.

Për qëndrimet tona do ta njoftojmë përsëri Komisionin Venecian, Delegacionin e Komisionit Evropian dhe përfaqësitë diplomatike në Mal të Zi

Ulqin, 13.05.2011

FORCA – Nazif Cungu
PERSPEKTIVA – Amir Hollaj
LD ne MZ – Mehmet Bardhi