Kenga e Ulqinit,hiti muzikor më i nxehtë i verës

May 30, 2011   | Lajmet / Vijesti

Skena muzikore gjatë këtij sezoni veror në Ulqin do jetë mjaft aktive. Albume, këngë e videoklipe të shumta janë realizuar nga këngëtarë të ndryshëm. Gjithashtu kanë qenë të shumta edhe duetet. Kënga më e kërkuar nga mesazhet telefonike në emisione të ndryshme, klikime në sondazhë në internet apo kërkesa muzikore radiofonike, ishte » Kenga e Ulqinit «  nga emisioni i Top Channel – Portokalli. Kënga është pjesë e emisionit  Portokalli të titulluar “Ne brekët e detit”, këng kjo që  sjellë gjatë këtij sezoni veror në Ulqin gjallëri dhe ambient vere. Një këngë e tillë ka qenë mjaft e kërkuar  deri  sot nga publiku dhe mosha e re.Një krijim i kantautorit të emisionit Portokalli është cilësuar për  banorët e Ulqinit si një këngë tipike verore 2011,argtuese për promovimin e sezonit turistik në Ulqin

Kjo këngë eshtë nder këngët ma të kerkuara në Facebook,prandaj ne e morëm  qendrimin që kjo këngë të bëhet hiti i verës 2011 në Ulqin.
YouTube Preview Image