Taekwondo Klub Ulqini mori pjesë ne KARLOVAC OPEN 2011 – Video

May 31, 2011   | Sporti / Sport

Të shtunden me datë 28.05.2011 në Kroaci u mbajtë turniri ndërkombëtar “KARLOVAC OPEN 2011” në sportin olimpik të Taekwondo-së

Klubi i Taekowndo-së Ulqini fitues i kupës së Karllovacit në diciplinën e formamave.

Gjatë këtij vikendi klubi i taekwondo-së Ulqini mori pjesë në turnirin  ndërkombëtar Karllovac open 2011. Turniri ishte i një niveli të lartë ku në këtë turnir u paraqitën rreth 700 garues prej 61 klubeve dhe 10 shtete.

Në këtë turnirë klubi i taekwondo-së Ulqini u paraqit me 12 garues, të cilët konkuruan në dy diciplina në diciplinën e formave dhe atë të dyluftimit.

Rezultati për klubin e taekwondo-së Ulqini ishte: gjithsejtë 16 medalje, 6 të arta, 4 të argjendëta dhe 6 të bronzit.

Në diciplinën e dyluftimit  garuesit e klubit të taekwondo-së ulqini garuan me emrin Montenegro Team ku së bashku ekipi nga Mali i Zi ishte i përbër prej 31 garuesish, të cilët dhanë kontributin që ekipi i montenegro team të fitoj kupën e vendit të tretë ne plasmanin gjenral.

Medaljet e fituara nga Klubi i Taekwondo-së Ulqini ishin:

Në diciplinën e dyluftimit me medalje të artë u kurorzuan këto garues:

1. Mersudin Kurti

2. Bojan Vladisavljević

Medalje të bronzit arritën këto garues:

1. Amina Kanaqi

2. Artan Fici

3. Edina Kraja

Ndërsa në diciplinën e formave klubi i Taekwondo-së Ulqini fiton kupën e vendit të parë në plasmanin gjenaral ku arriti këtë rezultatë:

Medalje të artë fituan:

1. Ardiana Karamanaga

2. Bojan Vladisavljević

3. Mersudin Kurti

4. Esad Kraja

Medalje të argjend fituan:

1. Sulejman Murati

2. Nuri Kanaqi

3. Medina Kanaqi

4. Artan Fici

Medalje të bronzit fituan:

1. Amina Kanaqi

2. Rinor Jahja

3. Fikret Dushku

Në këtë garë konkuroj edhe trejneri i klubit të taekwondo-së Ulqini Fikret Dushku i cili zuri vendin e tretë. Falenderojmë  sponsorët tanë të cilët na ndihmuan për të arrit këtë rezulatat si: Federatën e Taekwondo-së  së Malit të Zi, Tapacir Kurti, Kallaba company si dhe prindërit e garuesve tanë.

Taekwondo klub Ulqini