Mali i Zi fton kosovarët për pushime

June 1, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Përfaqësuese të Malit të Zi, kanë shpalosur ofertën turistike, ku kanë ftuar kosovarët që edhe këtë vit ti kalojë pushimet verore në bregdetin malazez. Ata kanë thënë se kanë përmirësuar kushtet dhe shërbimet për turistët. Oferta atraktive janë prezantuar si tw sektorit privat edhe atij hotelierë.


Oferta turistike e Malit të Zi iu është prezantuar qytetarëve të Prishtinës para Neë Born-it, nga ku u është bërë thirrje që e dhe këtë vit ti kalojnë pushimet verore atje.

Liljana Cukiç tha se aktualisht Mali i Zi ka mbi 300 hotele dhe motele me rreth 40 mijë shtretër të klasifikuar me standardet më të larta ndërkombëtare.

“Fushata e quajtur “Deti i Malit të zi ju fton” përmban dy pako aranzhmanesh, pakoja e parë në sektorin privat ka çmim mjaft të favorshëm, për shtatë ditë është prej 42 deri në 49 euro jashtë sezonit, ndërkaq gjatë pikut nga 70 deri në 77 euro për shtatë ditë. Kurse paket aranzhmani në sektorin hotelier jashtë sezonit nga 72 deri në 154 euro, kurse gjatë sezonit nga 1 korriku deri më 31 gusht nga 155 deri në 280 euro”, ka treguar Cukiç.

Kurse Merita Rexha, nga organizata turistike e Ulqinit, ftoi kosovarët të kalojnë pushimet në Ulqin.“Çmimet në Ulqin janë në nivelin e vitit të kaluar, në ato të akomodimeve private, shtetërore, gjithashtu të ushqimeve. Njëkohësisht siguria do të jetë maksimale për të gjithë turistët që vijnë në Mal të Zi”, tha Rexha.

Telegrafi
YouTube Preview Image