Tarik Ramadan viziton Ulqinin – Video

June 6, 2011   | Shtypi / Mediji

Përgatiti: Senad Maku – Ulqin.

Dijetari dhe Filozofi Zviceran Prof. Dr. Tarik Ramadan vizitoi Ulqinin me 02.06.2011, pas një turi vizitash në disa vende të Ballkanit si Bosnje, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, duke vazhduar pastaj vizitën e tij në Ulqin.

Vizita e tij ishte e shkurtër në bregdetin e Ulqinit i cili dëshironte që këtë qytet ta vizitonte shkurtimisht dhe të njihej me muslimanët e këtij vendi.

Profesori i nderuar u prit nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame dhe me teologët, imamët e këtij vendi. Pritja e tij u bë në sallën e hotelit Mediteran në Ulqin, ku u organizua një pritje e ngrohtë dhe shkëmbyem disa biseda të ndryshme me profesorin e nderuar.

Profesori, Tarik Ramadan, u shpreh mjaft i interesuar për të njohur Shqiptarët që jetojnë në Ballkan, duke qenë kohët e fundit mjaft i pasionuar për zhvillimet që janë bërë në këtë vend gjë që tregon dëshira dhe vizita e tij në këto vende.

Po ju njohim shkurtimisht me biografin e profesorit të nderuar. Tarik Ramadan u lind në Zvicër (në vitin 1962), ka magjistruar në filozofi dhe letërsi franceze dhe ka doktoruar për gjuhë arabe dhe studime islame në Universitetin e Gjenevës.
Aktualisht është profesor i Studimeve Bashkëkohore Islame në Universitetin e Oksfordit. Ai gjithashtu mban mësime edhe në Fakultetin e Teologjisë në Oksoford.
Duke qenë autor i 28 librave, artikujve e ligjëratave, ai ka kontribuar ndjeshëm në debatin për çështjet bashkëkohore islame, ringjalljen e studimeve të thelluara islame në botë dhe çështjeve të muslimanëve në Perëndim.

Figura e tij, është majft e njohur në Europë, por edhe në vendet arabe, për idetë dhe mendimet e shprehura në drejtim të gjetjeve të urave të komunikimit midis Islamit dhe Perëndimit.

Tarik Ramadan, është aktualisht një nga medimtarët më të rëndësishëm të Islamit në Perëndim, si dhe një nga aktivistët më të mëdhenj në fushën e marrëdhënieve mes Islamit dhe Perëndimit.

Po ashtu, Tarik Ramadan është këshilltar i BE-së për çështjet fetare, si dhe është Kryetar i Rrjetit Euro-Musliman, me qendër në Bruksel.

Tariq Ramadan, një ndër intelektualët më me influencë sot në botë, ku është renditur nga Revista “Foreign Policy”, i teti mes 100 intelektualëve më të njohur në mbarë globin.
Ai mban leksione në universitetet me prestigjoze të rruzullit dhe është sot një nga mendimtarët më të famshëm të kohës së re!

Profesori Tarik Ramadan gjatë fjalimit të tij ai iu drejtua masës me emërtimin se ju jeni muslimanë shqiptare. Ku mes tjerash po ashtu tha se Islami ka shumë kultura, pra është heterogjen, ne mund të jetojmë si musliman, por me kultura dhe identitete të ndryshme në: veshje, gjuhë, jetesë, komunikim. Veshja si specifikë këtu ka kuptimin e zgjedhjes së sharmit dhe ngjyrës së teshës, por brenda normave Islame.

Kultura dhe Islami janë çështje të ndryshme theksoi profesori, duke skicuar idenë se: Gjuha arabe është gjuhë e Kur’anit, por kultura arabe nuk është kulturë e Islamit. Kjo nënkupton se secili popull mund të jetojë me gjuhën, kulturën e identitetin e vet brenda strukturës Islame.

Porosia e fundit e profesorit në aspektin edukativ ishte leximi i librave dhe mësimi i sa më shumë gjuhëve botërore. Dhe gjithashtu shprehi dëshirën që edhe në të ardhmen do të vizitojë përsëri këto vende.

Mbas takimit, ai u shoqërua në përcjellje deri në kufirin me Kroacin, ku destinacioni i tij në vijim ishte Dubrovniku, pastaj vendlindja e tij Zvicrra.

http://www.fuqiaebesimit.com/filesrep/vid/2e73b04a2.flv
1