Tuna, publiku i di prirjet e mia seksuale

June 6, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Tuna ka ripërsëritur se nuk është leisbike dhe ka dhënë një deklaratë të çuditshme se publiku i di shijet e saja seksuale. Nuk ka asnjë pikë dyshimi, që Altuna Sejdiu, e njohur në muzikë si Tuna, është një nga këngëtaret më seksi të skenës. Ajo gjithmonë ka rënë në sy, si në këngët e saj, performancat ‘live’ dhe fotografitë që bën për look-un e veçantë, gjithmonë inovator, veshjet provokuese dhe lëvizjet joshëse. Ka pasur histori dashurie me meshkuj simpatikë, të cilat edhe janë paraqitur në faqet e shtypit rozë. Ashtu sikurse edhe lidhja e saj, që e çoi drejt martesës me Rilind Rekën, djaloshin biznesmen, djalë i një diplomati. Kësisoj ka qenë vërtet shokuese, thashethemi që qarkulloi së bashku me ndarjen nga burri i saj, për prirjet lezbike të këngëtares.

Nëse ishin kompromentuese disa foto që këngëtarja kishte bërë me një modele, kjo nuk është fakt, pasi jo vetëm që nuk është e para artiste që pozon ashtu, por edhe sepse ato foto janë realizuar prej kohësh dhe kurrë më parë nuk ka pasur ndonjë dyshim apo koment për prirjet e saj ndaj femrave. Britney Spears është puthur në buzë dy herë në skenë me këngëtaret Madonna dhe së fundmi me këngëtaren seksi Rihanna, por askush nuk e ka akuzuar atë për prirje lezbizmi… Rasti i Tunës nuk është kaq flagrant. Dhe ashtu si shumë fansa të saj edhe ajo vetë, Tuna, është prekur e çuditur kur ndarjes nga bashkëshorti i kanë shtuar si fakt biseksualitetin e saj. Pasi ka ndjekur dy ditët e fundit zhurmën mediatike, që është bërë në këtë rast, Tuna ka reaguar.

Ajo ka konfirmuar ndarjen tashmë nga ish-bashkëshorti i saj, Rilind Reka, por ka hodhi kategorikisht poshtë pohimet se shkaku ishte biseksualiteti i saj. Tuna e konfirmoi lajmin e ndarjes për televizionin maqedonas “Alsat”, përderisa pohoi se ekzistojnë arsye të tjera prapa ndarjes nga biznesmeni dhe jo siç kanë shkruar disa mediume, kinse për shkak të biseksualitetit. “Është e vërtetë që jam ndarë, por kjo gjë dua të përfundojë me kaq, ky është prononcimi im i parë dhe i fundit për këtë çështje. Nuk dua të komentoj më tepër dhe aq më pak të jap detaje dhe arsye për ndarjen. Se nga kush joshem unë, këtë e dinë më mirë publiku, pasi ka shumë vite që jam në skenë dhe e kam dëshmuar këtë”, theksoi Tuna, duke ironizuar pohimet për biseksualitetin e saj. Ajo gjithashtu ka shtuar se “Nuk është aspak e çuditshme që në këtë rast, secili përfiton në mënyrën e vet dhe ndoshta me verbëri u beson disa mediumeve dhe për mua nuk është në rregull të besohen informata të këtilla”! Tuna, në po këtë intervistë telefonike, bëri të ditur se është duke qëndruar në Zvicër, për të promovuar albumin e ri të 2po2, “Authentic”, duke mos lënë pa përmendur as lançimin e klipit të këngës “Dysheme”!

Në të vërtetë, vetë Tuna qyshse u zhvendos nga Shkupi në Prishtinë, nuk ka qenë asnjëherë e lumtur. Ajo është shprehur vetë se ndihej e ngurtësuar, pa miq dhe pa njerëzit që e donin në Prishtinë. Ajo ka pohuar se gati-gati po kalonte në depresion në kryeqytetin kosovar. Nuk dihet nëse mosambientimi ka qenë një nga shkaqet, por gjithçka që artistja lë të kuptojë, ka të bëjë me marrëdhëniet e saj dhe partnerit, Rilindin, e aspak me prirjet e saj biseksuale! Tuna u martua më 4 prill, një vit më parë, në një dasmë surprizë për fansat. Pasi edhe lidhja me Rilindin nuk kishte mëse një vit që kishte nisur. Gjatë kësaj kohe, jeta e saj private ka qenë objekt thashethemesh. Si përshembull, ai i një shtatzënie të mundshme. Këngëtarja asokohe e mohoi këtë lajm, ndërsa bëri me dije se do të martohej. Fotografitë e dasmës së Tunës pak javë më vonë zunë kopertinat e revistave dhe gazetave rozë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Edhe pas martesës, Tuna u shfaq suksesshëm në tregun muzikor, si me bashkëpunimin me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe 2Po2 në këngën “Vibe”, po aq edhe në këngën e saj solo “Pse jo”! Tashmë siç e pohuam edhe më lart, artistja seksi po përgatit të sjellë për fansat e saj këngën e saj të re “Dysheme”!

Mapo
YouTube Preview Image