Turistët nga Kosova ia mësyejnë Ulqinit

June 11, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Prishtinë, 10 qershor-
Një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës edhe sivjet sikur në të kaluarën pushimet verore do ti kalojnë në bregdetin e Ulqinit. Kjo është oferta njëra ndër më të mirat për ata.  Dihet se mbi 70 për qind e turistëve që vizitojnë plazhet e Ulqinit janë nga Kosova.

Në bazë të një ankete të zhvilluar nga portali “Ylli. Info” në gjashtë qendrat më të mëdha të Kosovës se në cilin bregdet preferojnë ti kalojnë qytetarët pushimet nga  qindra persona mbi 80 për qind kanë deklaruar se preferojnë Ulqinin. Besojmë se preferncat e tyre janë reale.

Gëzim Hajdinaga kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se qytetarët e Kosovës cilësohen si vizitorët më të mëdhenj të Ulqinit për të cilët jepë falënderime. Sipas tij turistët nga vendi jonë janë turistët më besnik të këtij vendi që edhe gjatë kësaj vere të pushojnë në atje në numër sa më të madh.

Gëzim Hajdinaga, tha për portalin “Ylli. Info” se Ulqini, vazhdon të jetë destinacion mjaft tërheqës dhe me ofertë turistike shumë të pasur.

Kryetari tregoi se pos turistëve kosovar, numri më i madh i turistëve të interesuar është edhe nga Bosnja dhe kanë arritur ti kthejnë mysafirët e vjetër nga Gjermani, Polonia, Qekia, Sllovakia, Hungaria, Italia dhe ka edhe nga Rusia. I pari i komunës tha se tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin 2011 2012 dhe i falënderojnë të gjithë qytetarët e Kosovës që po vizitojë Ulqinin dhe kërkojnë që Ulqinin mos ta lënë pas dore, por ta kenë prioritet.

Ali Rexha, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, tha për portalin “Ylli. Info”se kanë bërë prezantime të shumta nëpër vendet perëndimore, ku kanë arritur të nxisin turistë të shumtë. “Ne e kemi ruajtur tregun e Kosovës, ku e konsiderojmë si lokomotivë e turizmit Ulqinak”, ka shtuar ai. Por sipas drejtorit të Organizatës së Turizmit, struktura e mysafirëve tregon se është ruajtur tregu tradicional nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria të cilët përbëjnë 71.4 për qind të mysafirëve.

“Njëkohësisht po kthejmë mysafirë nga rajonet e afërta – Bosnja, nga Evropa Lindore e Qendrore – Çekia, Sllovakia, Polonia, Hungaria, Rumania, Rusia. Shihet edhe rritja e numrit të mysafirëve dikur shumë prezentë e të mirëseardhur nga Gjermania dhe vendeve të tjera të Evropës Perëndimore me një përqindje prej 16.6 për qind.

Luigj Shkreli, kryetar i Asambles Komunale të Ulqinit dhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi, tha për portalin “Ylli. Info”se kosovarët do që zgjedhin për turizëm ku duan nuk do të jenë gabim. “Ulqini sivjet ka përgatitur shumë më shumë hapësira për të kuptuar më shumë rreth këtij vendi, ku do të mbeteni kureshtarë edhe për vitin e ardhshëm që të vizitoni dhe të kuptoni diçka më shumë”, tha Luigj Shkreli.

Florida Maliqi
Ylli.info
YouTube Preview Image


1