Taekwondo Kampionati i Malit të Zi 2011 Kadet dhe Senior

June 12, 2011   | Sporti / Sport

Të dielen me datë 12.06.2011 u mbajtë kampionati i Malit të Zi për kadet dhe senior në sportin olimpik të Taekwondo-së

9-të kampion të Malit të Zi nga Ulqini

Gjatë këtijë  vikendi në Podgoricë u mbajtë kampionati i rregulltë për vitin 2011 në  Malit të Zi për kategorin e kadetëve dhe seniorëve. Në këtë  kampionatë  si zakonisht u paraqitë edhe klubi i Taekwondo-së  Ulqini .

Në këtë kampionatë Taekwondo Ulqini u paraqitë me 15 garues , 12 garues në kategorinë e kadetëve dhe 3 garues në kategorinë e seniorëve.

Rezultati i klubit të Taekwondo-së Ulqini në kampionatin e rregullt të Malit të Zi për vitin 2011 ishte si në vijim: Bilanci i medaljeve; gjithsejtë  12 medalje, medaljet e fituara janë:  9 të arta, 2 të argjendëta dhe 1 të bronzit.

Kampion të Malit të Zi për vitin 2011 nga klubi i Taekwondo-së Ulqini të cilët u shpërblyen me medalje të arta ishin këto garues:

  1. Mersudin Kurti
  2. Ardiana Karamanaga
  3. Medina Kanaqi
  4. Nuri Kanaqi
  5. Amina Kanaqi
  6. Sulejman Murati
  7. Levent Murati
  8. Rinor Jahja
  9. Amir Sukaliq

Nënkampion të Malit të Zi për vitin 2011 të cilët u shpërblyen me medalje të argjendë ishin këto garues:

  1. Arben Kollari ku për shkak të lëndimit ishte i detyruar që ta dorzojë luftën me lejen e mjekut
  2. Izedin Kurti

Ndërsa me medalje të beronzit u shpërblye:

  1. Bojan Vladisavljevic

Më gjërsisht kryetrajneri i këtij klubi Fikret Dushku shton:  Në këtë kampionatë treguam edhe njëher kvalitetin tonë, arritëm sukses  të lartë që për vitin 2011 të kemi  9 kampion në Mal të Zi nga klubi ynë në dy kategori si ajo e kadetëve dhe seniorëve, dhe tani kanë mbetë edhe dy kategori  tjera si ajo e pionirëve dhe e juniorëve ku shpresojmë se edhe aty do të kemi kampion dhe ta ngrisim numrin e kampionëve në Mal t ë Zi nga klubi i Taekwondo-së Ulqini.

Kampionati i Malit të Zi për pionirë dhe juniorë do të mbahet në pjesën e dytë të sezonit të garave diku rreth muajit tetor.  Jemi të kënaqur për suksesin e arritur shpresojmë se edhe në të ardhmen do të mundohemi ti përsësrisim këto suksese me këto garuesit tanë të cilët po bejnë një stërvitje shumë të mirë.

Jemi në pregatitje për turnirin ndërkombëtarë “Sarajevo Olympic  Open” pastja për  kampionatin europian për kategorinë e kadetëve do mundohemi të japim maksimumin e forcave tona që të arrijmë edhe më tutje suksese si në vend ashtu edhe jashtë vendit.

I përshëndesë të gjithë garuesit që arritën fitore duke ju uruar suksese në jetë, poashtu falenderojë sponsorët që na ndihmuan që këto suksese ti ndajmë  sebashku me gjithë bashkëvendasit tanë ata janë: Tapacir Kurti, Kallaba company, Gradja commerc, Milla impex, Hermetik, res, Rozafa, res. Alfa, Cungu &co, Ardi company, Blini com, sport caffe Avanti. Ju urojmë suksese Afaristëve tanë në punën e tyre dhe njikohësisht ju kërkojmë ndjesë për shqetësime. Një falenderim të posaçëm ja dedikojmë  prindërve të garuesve  tanë të cilët ishin ata që dhanë kontributin më të madhë  për arrijtjen e këtij rezultati.

Përshendetje për të gjithë ata që na përkrahin në sukseset tonë si sponsorët mediatik Tv Teuta, web faqet, Promul Ulqin, Lajme nga Ulqini, revista koha javore.

Taekwondo ”ULQINI” Club Facebook

YouTube Preview Image