Llunji: Plani hapsinor, Sekret vetëm për banorët e Ulqinit – Video

June 16, 2011   | Rajoni / Region

Në ditet që vijnë pritet që në shqyrtim publik të dal drafti për Planin Hapsinorë të Komunës së Ulqinit.

Të pakët janë ato qytetarë të Komunës të cilët janë të informuar mbi rrjedhat dhe mënyrën e punimit të këtijë por edhe shumë planeve tjera. As që mund të flitet për transparencë dhe për pjesmarrjen e popullatës në procesinë e planifkimit, çka është e garantuar me Ligjin për rregullimin e hapsirës dhe ndërtimin e objekteve (neni 6) si dhe me Hartën evropiane për vetqeverisje lokale të ratifikuar edhe nga Mali I Zi , aqë më tepër, këtë e rekomandojnë edhe të gjitha normat mbi planifikimin modern urban.

Ministria e cila e udhëheq punimin e këtijë plani transparencën e ka manifestuar duke mos organizuar paraprakisht asnjë tryezë të rrumbullakëta ku do të ndigjohet zëri lokal, dhe ka zgjedhur që plani të mbërrij deri ne formën përfundimtare dhe pastaj ti prezantohet publikut.Kjo qasje tejet konzervative do të mund të amortizohej po që se ky Plan do të miratohej nga Kuvendi Komunal, çka fatkeqesisht nuk do të ndodh, pasi ai aprovohet nga Qeveria dhe atë sipas Marreveshjes së nënshkruar me Komunën e Ulqinit.

Ne anëne tjeter organet kompetente komunale po flejnë në gjumë dhe në kete drejtim janë fare indiferente, athua se plani behet per dike tjeter. Komuna as që është munduar që me kohë të kyc qytetaret në ndertimin e Planit Hapsinore,.Në vend të kësaj ka vendosur të bëhet një kopje e shëmtuar e Ministrisë kur është fjala për jotransparencën lidhur me punimin e Planit.Strrategjia e mos informimit për këtë dhe të gjitha planet po vazhdon me te njejtin intenzitet pa ndijenjë dhe obligim per cfaredo arsyetimi. Jotransparenca e organeve Komunale ka mbërritur ne atë nivel sa që disa prej tyre edhe kontratat publike të nënshkruara me përpunesit e planeve i trajtojn si dokumente gjysëm sekrete të cilat nuk guxojn të dalin nga dyert e Komunës.

Si kryetar i Keshillit per Planifikim Hapsinor kam tentuar që te riorganizoj atë çka është e paraparë me marrveshjen ndërmjet Qeverisë dhe Komunës, ku në pikën 3 është shkruar ” Qeveria dhe komuna janë pajtuar që të formohet Këshilli për monitorimin e punimit të Planit, (si dhe ekipi ekzekutiv I cili vendimet do ti marrë me konsenzus”),.Qëllimi ka qenë që grupi monitories te hidhet ne funksion para se te behet vone, pra para se Plani te marr formen e draftit dhe të dal në shqyrtim public.. Me keqardhje mund te them se iniciativa e tille po zhagitet dhe bllokohet nga birokracia e pakuptimit dhe mentaliteti tejet perjashtues që po identifikon organet e komunes tash 5 vite.

Fal ketijë stili të një neglizhence të paspjegueshme, ky Plan dalngadal do te marr formen perfundimtare, fatkeqesisht pa të zotin e shtepisë – pa pjesëmarrjen e popullatës lokale dhe përfaqësuesit e sajë legjitim.

Mentor Llunji
YouTube Preview Image

1