Ulqini në prag të sezonit turistik – Ankthi i sezonit

June 16, 2011   | Turizmi / Turizam

Enver Mollabeqiri – Eno

Ulqini, edhe pse në prag të sezonit turistik, gjendet në një gjendje amullie dhe të “pritjes” së padefinuar se çfarë do të ndodhë. Sezoni është në prag, kurse turistët I presin gërmadhat e hoteleve të dikurshëm, të cilët ishin emblema të turizmit në këtë perlë të Adriatikut. Ulqinakët, të cilët kanë qenë shembull i perfeksionimit dhe aftësisë në veprimtarinë turistike dhe hoteliere, tani janë shndërruar në shitës ambulantë të prodhimeve të konsumit të gjerë, aponë rastin më të mirë, në shitës gazetash.

Sezoni veror po afron. Me te edhe shpresat dhe deshirat e ulqinakeve per nje sezon te suksesshem, me panel te larmishem ngjarjesh dhe me te ardhura te kenaqshme financiare. Edhe pse si gjithehere, i frikesohemi cdo fillim vere, sa i takon lemise me profitabile ne qytet, kjo eshte njerezore, normale dhe kjo ndodh pothuajse gjithmone. Gjithehere i frikesohemi deshtimit eventual te sezonit turistik. Frika ka lindur se bashku me njeriun. Por, shpresa vdes e fundit, thote populli. Andaj kemi shprese dhe deshire qe edhe ky sezon turistik te jete se paku ne nivelin e atyre te viteve te kaluara. Kjo do te ishte me se e mirepritur, por pse jo edhe imperativ per ikjen e qytetit nga gjendja e monotonise, letargjise dhe cfilitja financiare e cila e ka kapluar tash sa kohe. Ne prag te sezonit turistik eshte normale dhe e pelqyeshme te behen pergatitjet e domosdoshme per pritjen e mysafireve e shumte te cilet kane planifikuar t’i kalojne pushimet ne Ulqin. Edhe pse, sic dihet, Ulqinit Perendia ia ka dhuruar me bollek favoret e te gjitha llojeve per zhvillimin e turizmit atraktiv, kualitativ, potencialisht me mundesi per vjeljen e te ardhurave te konsiderueshme financiare, kjo nuk ndodh. Investitoret vendas dhe te huaj mungojne. As per investimet nga diaspora jone, tashme nuk behet fjale, edhe pse eshte folur dhe perfolur shume. Qyteti, edhe pse ne prag te sezonit turistik, gjendet ne nje gjendje amullie dhe te “pritjes” se padefinuar se cfare do te ndodhe. Sezoni eshte ne prag, kurse turistet i presin germadhat e hoteleve te dikurshem, te cilet ishin emblema te turizmit ne kete perle te Adriatikut. Ulqinaket, te cilet kane qene shembull i perfeksionimit dhe aftesise ne veprimtarine turistike dhe hoteliere, tani jane shnderruar ne shites ambulante te prodhimeve te konsumit te gjere, apo ne rastin me te mire, ne shites gazetash. E sjell koha kete, do te thote dikush. E ka sjelle kriza financiare, do te thote dikush tjeter. E sakte, edhe per kohen, edhe per krizen. Por kohen e bejne njerezit dhe inventiviteti, zgjuarsia dhe aftesia e tyre per ta transformuar ate ne element shtytes dhe pozitiv zhvillimor. E njejta gje mund te thuhet edhe per krizen. Po te mos ekzistonte gatishmeria, zgjuarsia, zellshmeria dhe inventiviteti i vete qytetareve te Ulqinit, shume sezone do te kishin qene te deshtuara. Por ulqinaket, perkunder dobesive te veta, te cilat nganjehere i shohin e nganjehere jo, kane treguar vullnet, kembengulje dhe durim te pakufishem per zhvillimin e turizmit ne vendin e tyre, perkunder mungeses se investimeve kapitale, anashkalimit te Ulqinit nga projektet potenciale zhvillimore shteterore dhe rajonale, por edhe perkunder, jo pak here, mosgjeturise dhe mosreagimit me kohe dhe adekuat nga vete ata.

Ulqinaket, perkunder te gjithave, jane te bindur ne potencialet e veta dhe te vendit te tyre dhe kane shprese. Shprese te pakufishme. Perkunder situates jo te mire material dhe financiare. Perkunder asaj qe kane qene te detyruar te huazojne kredi me interesa marramendese, duke rrezikuar edhe pronat dhe shtepite qe kane, bile ne jo pak raste, duke marre “kredi mbi kredi”, pra kredi tjeter per te shlyer kredine e meparshme. Perkunder te gjitha ketyre veshtiresive, ata jane krenare dhe kane besim ne zgjuarsine dhe punen e vet. Jane te bindur qe edhe ky sezon do te jete ne nivele te pranueshme dhe do t’u mundesoje sadopak permiresimin e situates se veshtire ekonomike. Ata me zell pergatiten per sezonin turistik. Shtepite, hotelet e vegjel, restorantet dhe baret jane duke bere “manykirin” e fundit per te pritur turistet.

Edhe pse, sic theksuam, Ulqini eshte ne situate te veshtire ekonomike, ai ballehapur dhe me zemer te gjere dhe me mikpritjen tradicionale hap dyrt per dashamiret dhe mysafiret e vet. Ai kete e ka bere gjithehere. E ben edhe kesaj here. Andaj koken lart ulqinake te dashur. Zoti ju ka dhuruar pasurite e pakufishme dhe perrallore dhe zellin per pune dhe zgjuarsine. Ne fund, mund te themi qe ekziston shpresa dhe deshira per nje sezon te suksesshem turistik dhe cdo sukses, sado i vogel qofte, dhe cdo fryt te kesaj vere le ta shnderrojme ne perle ne gjerdanin e mahnitshem dhe plot shkelqim te Ulqinit dhe te perparimit te tij.

Koha Javore
YouTube Preview Image