Komisioni për Arsim pranë Këshillit Nacional të Shqiptarëve bisedoi me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi

June 20, 2011   | Kulturë / Kultura

Komisioni per Arsim prane KNSH paraqiti disa verejtje mbi gjendjen aktuale te arsimit ne shkollat shqipe ne Mal te Zi. Keto verejtje iu paraqiten perfaqesueses se Ministrise malazeze te Arsimit, Vesna Vucuroviq, ne takimin e zhvilluar ne Podgorice ku kryetari i KNSH-se Tahir Tahiri dhe anetaret e Komisionit per Arsim, Mr. Ismail Doda dhe Dr. Nail Draga, theksuan problemet e shumeta me te cilat po perballet arsimi shqip ne Mal te Zi. Ne kete takim u theksuan mangesite dhe problemet e pranishme ne tekstet dhe planprogramet shkollore te cilat cenojne identitetin e shqiptareve ne Mal te Zi.

Kryetari i KNSH ,Tahir Tahiri vuri ne dukje se ne takimin me perfaqesuesit e Ministrise se Arsimit u ravijezua diskriminimi qe sipas tij ende mbreteron ne disa tekste te ciklit te ulet.

“Ne takimin me perfaqesuesen e Ministrise se Arsimit te Malit te Zi kesaj here jemi fokusuar ne mesimin ne ciklin e ulet shkollor duke shprehur shqetesimin per permbajtjen e teksteve shkollore ku disa lende sic jane historia, gjeografia, muzika, arti figurativ etj. jane diskriminuese per shqiptaret ne Mal te Zi “tha z. Tahiri. Si ilustrim ai paraqiti lenden e muzikes ku sipas tij ne vitin e pare dhe te dyte nxenesit shqiptare mesojne vetem nje kenge nga kultura muzikore shqiptare nderkohe qe i tere planprogrami eshte i mbushur me kenge qe per nxenesit e ketij cikli jane te pakuptueshme.

Me qellim qe kjo situate e arsimit ne gjuhen shqipe te tejkalohet, KNSH kerkoi nga Ministria malazeze e Arsimit qe ne procesin e perpilimit te teksteve dhe planprogrameve mesimore te perfshihen edhe kuadrot shqiptare nga Mali i Zi.Ne kete kuader z. Tahiri tha se “Duhet te konsultohet KNSH e posacerisht Komisioni i Arsimit sepse konsiderojme qe kemi kuadro te sprovuara ne fushen e arsimit ,kurse disa tekste shkollore mund te merren edhe nga Kosova dhe te plotesohen me permbajtje te pershtatshme per nxenesit shqiptare nga Mali i Zi” tha z. Tahiri.

Problemet ne fushen e arsimit ne gjuhen shqipe jane te trasheguara qe nga sistemi njepartiak ne Mal te Zi. Ekspertet per ceshtje te arsimit disa here kane rivleresuar se ky sistem i arsimit nuk promovon vlerat e njemendeta te komunitetit shqiptar ne Mal te Zi. KNSH shpreson se Ministria malazeze e Arsimit do te reflektoje pozitivisht ndaj ketyre problemeve per te krijuar nje gjendje te kenaqshme ne arsimin shqip ne Mal te Zi.

VOA – Koha Javore