Plazhet me te frekuentuara në Ulqin

June 30, 2011   | Opinione

Kushtet atmosferike kanë favorizuar mbërritjen e pushuesve në bregdetin e Ulqinit,ku plazhi MSM beach,plazhi Tropicana beach,Plazhi Safari beach,Plazhi Europa beach,plazhi Copacabana beach dhe  plazhi Miami beach janë si një ndër plazhet më të frekuentuarit si nga pushues vendas, ashtu edhe nga Kosova si edhe turiste të huaj.
“Plazhi MSM është vend i pastër, plazhi është i pastër, çmimet janë të mira, pritja e mirë, të gjitha janë super”, shprehet një pushues kosovar.
Ndërkohë pushuesit vendas kanë vlerësuar ndryshimet rrënjësore të bëra në plazhetulqinake.“Kushtet sa vijnë e përmirësohen, është gjithcka më e pastër. Nga viti në vit vijmë me kënaqësi tjetër, provon gjëra më të reja”, thotë një pushuese.
Në plazhin e Ulqinit,simbas statistikave zyrtare numri i pushuesve në ditët e zakonshme arrin në 56% më tepër se vitin e kaluar, e ndërsa në fundjavë deri në 70% më tepër pushues. Ndërkohë mësohet se vitin e kaluar me vënien në efiçensë të komunës së Ulqinit numri i pushuesve kryesisht kosovare është rritur me tepër se 30%. këtijë viti turistik.
Ndërkohë të gjitha institucionet qeveritare kanë hartuar planet e tyre të masave të detajuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2011, për të garantuar shendetin dhe jetën e pushuesve dhe turistëve në Ulqin.
Ulqini tashmë është zgjuar tërësisht nga “përgjumja dimërore” dhe këto ditë bregdeti është gjallëruar nga pushues të shumtë nga gjitha viset e botës.


YouTube Preview Image