Sot në Ulqin shumë ndeshje miqësore nga Kampi në basketboll i Kosovës

July 4, 2011   | Sporti / Sport

Kampi në basketboll, i cili është duke u mbajtur në Ulqin, po vazhdon edhe më tutje me punën e përzgjedhësve të grupmoshave të reja me pjesëmarrësit e kampit. Krahas stërvitjeve ata kanë bërë edhe takim me zyrtarët e Federatës së Basketbollit të Malit të Zi dhe drejtuesve të klubit basketbollistik “Ulqini” si dhe kanë caktuar terminet edhe për 2 ndeshje tjera miqësore përpos asaj kundër Zvicrës U-18.

Më 4.07.2011 do të zhvillohen dy ndeshje (në orën 18:00) Kosova U-16 – KB. “Mornar” nga Tivari, ndërsa po të njëjtën ditë (ora 20:00) Kosova U-18 – KB “Ulqini”.

Udhëheqësit e kampit kanë bërë të ditur se edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdojmë përpjekjet për aranzhimin e ndeshjeve miqësore edhe për kategorinë e femrave. (A.M)

ZËRI

http://cdn9.fliqz.com/bca2a1bd98324f429cf68c31ef3b2269.flv