Sinishtaj: Punësimi partiak dhe diskriminimi nacional

July 5, 2011   | Lajmet / Vijesti

Partitë opozitare dhe atë të pakicave vlerësuan sot se të dhënat për strukturën nacionale të të punësuarve në shërbimet publike tregojnë se punësimi po realizohet në baza partiake dhe në bazë të diskriminimit në baza nacionale.

Nga numri i përgjithshëm i të punuarve në organet shtetërore, 10 mijë e 985 janë deklaruar si malazez, 8,5 përqind si serb , ose 1 mijë e 194, pastaj 2,8 përqind shqiptar, ose 389 të punësuar, kurse si boshnjak janë deklaruar 4,1 përqind. Deputeti i koalicionit shqiptar, “Perspektiva”, Vasel Sinishtaj konsideron se përfaqësimi jo adekuat nacional në shërbimet publike dhe organet shtetërorë është dobësi e hershme e Malit të Zi.

Ai theksoi se punësimi i Shqiptarëve në gjyqe dhe prokurori është shumë i vogël, duke vlerësuar se vazhdon praktika e vjetër e punësimit në baza partiake, e jo në baza të kuadrove të kualifikuar. Prania e shqiptarëve në organet shtetërore do të duhej të jetë përafërsisht e njëjtë me pjesëmarrjen e tyre numrin e përgjithshëm të banorëve, tha Sinishtaj.

Në Mal të Zi nuk ka diskriminim partiak dhe nacional kur është në pyetje punësimi i kuadrove, si në organet shtetërore ashtu edhe në ato lokale, u vlerësua sot nga PDS. Deputeti i kësaj partie, Zoran Vukçeviq deklaroi se nuk ekziston çfarëdo diskriminimi me rastin e punësimit në shërbimet publike.

Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e partive tjera opozitare konsideruan, në prezantimin e sotëm të të dhënave për të punësuarit në shërbimet shtetërore, se bazë për punësim sot është përkatësia partiake, kurse nga ana tjetër po diskriminohen edhe kandidatët të cilët deklarohen në baza nacionale.

RTCG
YouTube Preview Image