Forca: Qeveria përseri kundër komunave të reja

July 6, 2011   | Shoqëria / Društvo

KUMTESË PËR MEDIA,

Çështjet nga fusha e organizmit territorial gjegjësisht  formimit të komunave të reja janë pjesë e programit të subjekteve të ndryshme politike.Por edhe pse një kerkesë e tillë përseritet pothuaj tash dy dekada, ajo ka qenë temë e debateve sidomos në fushatat parazgjedhore dhe diskutimeve në parlament.   Ne ketë aspekt nga subjektet politike janë potencuar tri komuna:Malesija, Zeta dhe Petnjica. Në lidhje mbi ketë çështje opinioni i ka të njohur diskutimet në parlament vitin e kaluar  ku në momentin e fundit propozuesi-Qeveria e tërhoqi ate.

Nga një veprim i tillë i Qeverisë del qartë se ajo ka manipuluar me qytetarët sepse nuk e ka pasur seriozisht,  por premtim  parazgjedhor për të fituar votat e asgjë më shumë.   Një konstatim të tillë e vërteton edhe  informata e fundit në lidhje më këtë çështje  që vjen  nga Qeveria e Malit të Zi  që ka të bëj me Projekt ligjin mbi organizimin territorial me konkluzionin  se nuk do të ketë komuna të reja. Nga një qendrim i tillë del së këtu çdo gjë do të vazhdojë më të vjetrën, pandryshime në organizimin teritorial të Malit të Zi.

Pra kemi të bëjmë me një status kvo që i konvenon pushtetit aktual e jo qytetarëve të mjediseve përkatëse.   Për ne shqiptarët çështje parësore paraqet komuna e pavarur e Malesisë me qendër në Tuz, sepse kjo është kërkesë  legale dhe legjitime që edhe këta qytetarë të kenë komunën e vet të pavarur. Kjo çështje me vite është politizuar e sidomos nga viti 2006 e më pas, ku ne keto pazare politike është kyçur edhe UDSH, që u realizu koncepti i komunës urbane jashtë vullnetit të qytetarëve të Malësisë që është pa ingerenca  që i ngjason bashkësisë lokale. Formimin e komunave të reja ne e shohim në favor të decentralizimit të pushtetit dhe zhvillimit të mjediseve përkatëse  sepse ato i plotësojnë të gjitha kushtet optimale më tepër se disa komuna ekzistuese në Mal të Zi.

Por, nga informata e fundit nga Qeveria del qartë së këto ishin premtime parazgjedhore e asgjë më shumë, nga del se qytetarët e Malësisë, por edhe të Petnjicës dhe Zetës janë duke i mashtruar vazhdimisht. Ne situatë tillë, deputetet tanë do të veprojnë përmes amandamenteve për të ndryshuar këtë projektligj që mundëson formimin e komunave të reja. Mbetet se sa do të jenë të suksesshëm në ketë drejtim, nëse Qeveria nuk e tërhjek përseri ate nga procedura kuvendore sikurse vitin e kaluar. Një veprim i tillë nuk do të jetë befasi, sepse  çdo kush e ka të qartë se pushteti mendon për të ruajtur pozitën e vet e jo për të plotësuar kërkesat legjitime të qytetarëve.

Shërbimi për informim i Forcës