Një fitore e një humbje për Kosovën në Ulqin

July 6, 2011   | Sporti / Sport

Gjeneratat e U-16 dhe U-18 të Kosovës në basketboll krahas punës me stërvitjet e përditshme që janë duke bërë në kampin e Ulqinit po zhvillojnë edhe shumë ndeshje miqësore.

Kështu, së fundmi përfaqësuesja e Kosovës U-16 ka zhvilluar një takim me klubin e basketbollit “Bar”, të cilën e ka mposhtur me rezultat të thellë 87:46.

Mirëpo të njëjtin sukses nuk arriti ta ketë edhe përfaqësuesja e grupmoshës U-18, e cila u mposht nga KB Ulqini 82:70.

Ndërkohë organizatorët e kampit kanë bërë të ditur se përgatitjet dhe ecuria e basketbollistëve po shkon shumë mirë derisa kanë përkujtuar se në ditët në vijim do të kenë edhe më shumë ndeshje miqësore për të testuar djelmoshat dhe vashat kosovare.(A. M.)

ZËRI