Në Ulqin rriten temperaturat deri 39 grad

July 10, 2011   | Shtypi / Mediji

Në Ulqin moti duket se do të favorizojë të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë pranë detit në këtë periudhe deri në mbyllje të muajit korrik thuhet ne linkun e RTCG.

Pas një jave me mot jo shumë të qendrueshem, meteorologët e entit meteorologjik të Malit të Zi  thonë se termometri ka regjistruar gjatë ditës së sotme temperatura maksimale deri ne 34 gradë celcius, por në ditët dhe  javën që vjen temperaturat pritet të arrijnë në 37 – 39 gradë celcius.

Sipas meteorologëve, ndonëse do të na shoqërojë një mot i kthjellët herë pas here do të ketë edhe kalime vranësirash. Por sipas  parashikimeve të tyre, deri në fund të muajit qershor do të kemi një mot të mirë në bregun e detit të Ulqinit.

Lajme nga Ulqini

Temperatura rekorde në Mal të Zi, në Zarë tetë viktima

Zarë, Podgoricë, 10 korrik – Gjatë dy ditëve të fundit në qytetin bregdetar kroat, Zarë, kanë vdekur tetë persona, si pasojë e vapës së madhe. Kryesisht bëhet fjalë për njerëz pak më në moshë (mbi 50 vjeçe), por edhe me sëmundje kronike. Mirëpo, mjekët thonë se edhe të rinjtë duhet të ruhen nga vapa, sepse as ata nuk janë imunë ndaj rrezeve shumë të forta të diellit dhe temperaturat e larta. Në Kroaci sot janë regjistruar temperatura ndërmjet 35 dhe 38 gradë Celsius.

Në malin e Zi, ndërkaq, sipas Entit të atjeshëm hidrometeorologjik, sot janë regjistruar temperaturat më të larta në 50 vjetët e fundit. Më së nxehti ishte në Podgoricë dhe në Danillovgrad, ku është matur temperatura prej 39 gradë Celsius në hije. Në Ulqin, ndërkaq, temperatura e ajrit sot ishte 37 gradë.

Mjektë rekomandojnë që në ditët me vape të shmanget ekspozimi ndaj diellit prej orës 11-17, si dhe marrja e sa më shumë lëngjeve dhe ushqimit të lehtë.

Koha Net

YouTube Preview Image