Në Ulqin,rekord pushuesish,dyfishohet numri

July 10, 2011   | Shoqëria / Društvo

Ulqini po shënon një fluks të pushuesve që kanë përzgjedhur këtë vendverim për të kaluar pushimet. Drejtori i Organizatës turistike komunale të Ulqinit, Ali Rexha, thotë se është shumë i kënaqur me këtë vizitë, e cila, sipas tij shenja optimiste paralajmëruese ka dhënë që në muajin qershor, njofton KosovaLive.
Numri i mysafirëve mendohet të jetë 30 për qind më shumë se vitin e kaluar
Një përparësi për qytetin e Ulqinit mund të merret edhe situata e përgjithshme e sigurisë. Siç njofton KosovaLive, gjendja e sigurisë në Ulqin është shumë e qëndrueshme, dhe në këtë aspekt është vendverimi më i qetë në rajon. Ky është rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, por edhe i angazhimit profesionist të policisë së këtij qyteti.
Qyteti i Ulqinit dhe bregu i plazhit të madhë ka qenë i mbipopulluar më tepër se kurrë me çadrat e pushuesve gjat kësaj fundjave. “Zakonisht, piku i pushuesve, sezonet e tjera ka qenë pas 15 korrikut, por këtë vit ka një dyndje aq të madhe sa nuk të lënë më të dallosh fare muajt e sezonit, sepse të gjitha janë bërë njëlloj”, thotë Drejtori i Organizatës turistike komunale të Ulqinit, Ali Rexha. Madje, sipas tij, një dyndje e tillë është vënë re edhe gjatë muajit qershor, që me përjashtim të ndonjë dite të vërejtur, ka qenë ndër muajt më të bukur të plazhit në qytetin e Ulqinit.

Të gjendur përballë këtij fluksi kaq të madh pushuesish, numri i të cilëve në fundjave i kalon të 100 mijë vetët, qeverisja vendore e Komunës së Ulqinit ka marrë masat e duhura për një shërbim sa më të mirë ndaj pushuesve.
Arsyeja e këtij mbipopullimi kaq të madh që ka Ulqini në këtë sezon, sipas Drejtori i Organizatës turistike komunale të Ulqinit,është fakti i një dyndje tepër të madhe që vjen nga Kosova dhe Maqedonia,Bosna dhe Hercegovina,Polonia,Rumunia,Çekia,Hungaria,etj. “Ndërtimi i superstradës së re Morinë – Durrës – Kukës – Muriqan – Sukubin ka dhënë një ndikim jashtëzakonisht të madh”, thotë ai
Duke folur për kujdesin që i kushtohet shërbimit nga pushuesve, kreu i komunës Gëzim Hajdinaga bën të ditur se, këtë vit ka një përmirësim rrënjësor në të gjithë aspektet. Dhe, kjo fillon që nga pastrimi, për të cilin komuna  ka trefishuar personelin që merret me këtë sektor, i cili përveçse një pastrimi radikal që i bën pjesës së Ulqinit në orët e mbrëmjes kur pushuesit tërhiqen për në banesat e tyre, një pjesë tjetër e këtij sektori qarkullon gjatë të gjithë ditës, duke eliminuar problemet e paraqitura gjatë ditës dhe natës.
Ajo që vlen të theksohet është fakti, se ashtu si edhe vitet e mëparshme, territori i plazhit të Ulqinit vazhdon të furnizohet pandërprerje me energji elektrike dhe ujë të pijshëm me të gjithë kapacitetin e duhur për të përballuar nevojat e pushuesve. Ndërkohë, në eficiencë të plotë janë edhe lokalet e shërbimit, qoftë marketet e shumta që kanë brenda gjithçka i nevojitet pushuesve, që nga qumështi i freskët i fshatarëve të zonës, e po kështu me të gjithë kërkesat e tjera të bulmetrave, mishit, zarzavateve, frutave, pijeve freskuese dhe alkolike, etj.
Në sinkron me të gjitha këto janë edhe masat e marra në drejtim të rendit dhe qetësisë, ku në sajë të bashkëpunimit të strukturave vendore të Ulqinit, ku çdo pjesë e territorit të Ulqinit është e mbuluar me shërbim 24 orë të uniformave policore për t’u ardhur në ndihmë pushuesve për çdo nevojë që u paraqitet atyre.
Siç duket Ulqini vazhdon të jetë destinacion i preferuar i turistëve nga Kosova dhe ata i mbetën besnik Ulqinit,ndonëse sipas targave të makinave, këtë vit kemi një strukture të përzier të mysafirëve.Për të kaluar pushimet verore këtë vit ka paralajmërime se do të kemi numër më të madh të mysafirëve nga Bosnja e Hercegovina,Maqedonia,Polonia Çekia,Gjermania e vende të tjera të rajonit.
Për një sezonë të sukseshme janë të angazhaur të gjithë institucionet që janë ngusht të lidhur me këtë vepritari,si Komuna e Ulqinit,policia,Shërbimi i mbrojtjes dhe sigurisë,Ndërmarrja Komunale Publike,Shtëpia e Shëndetit,por janë mobilizuar edhe të gjithë shërbimet shoqërore.

Nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe Sigurisë njohftohemi se ka qenë një javë e qetë,është intervenuar në shuarjen e 4 zjarreve që kanë pasur karakter lokal,por njëherit nga ky Shërbim apelojnë tek të gjithë qytetarët e komuns,dhe pushuesit, të kenë kujdes në përdorimin e lëndeve djegëse.Rikujtojmë që me 1 korrik hyn në fuqi urdhëri i kryetarit të komunës për ndalimin e zjarrit në sipërfaqe të hapur.

Edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqinin njohftohemi nga Drejtori i këtij institucioni shëndetësor Gani Karamanaga se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për sezonin veror që të përballojnë fluks më të madh të pacientëve qoftë permes personelit,por edhe permes mjeteve të nevojshme.
Inspecionet turistike janë në terren dhe nga organet kopetente paralajmërojnë masa më rigoroze për qiradhënësit e dhomave të cilët nuk i paraqesin mysafirët e vet.
YouTube Preview Image

1