Bleona: Jam krenare që jam shqiptare

July 12, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Bleona Qereti, e cila së fundmi është bërë mjaftë e përfolur në mediat rozë dhe mjaftë e kritikuar nga opinioni shqiptar për hezitimin e saj për të folur shqip kur i kërkoi një moderator i një televizioni amerikan, tani po mundohet ta ndreq imazhin e saj para adhuruesve shqipetar.

Pas porosisë së saj në rrjetin social Twitter, Bleona ka ‘lansuar’ një porosi edhe në rrjetin Facebook.

Derisa në Twiter Bleona kishte reaguar ashpër ndaj fyerjeve dhe sharjeve që ishin bërë në drejtim të saj, duke thënë se ‘njerëzit nuk janë normal dhe në mundësin e parë që do ti ipet do të dalë në skenë me flamurin shqiptar’, tani ajo në FB thotë se do të japë një intervistë në shqip për një televizion amerikan.

“E shikoj që ka komente që unë nuk kam folur shqip në intervistë ! Ajo që unë po bëj është, po pres momentin që mediat amerikane do të më kushtojnë vëmendjen e duhur! Unë po e ruaj ëmbëlsirën për në fund! Dhe në momentin e parë që do të kem një intervistë në “Us National TV” atëherë e gjithë intervsta do të jetë në shqip ! Dhe ajo ditë do të jetë shumë afër. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe krenare për gjakun që rjedh në venat e mia!” ka shkruar në profilin e saj në FB Bleona.