Dalja në det e motorëve të detit, vetëm jasht zonës së rrethuar në plazhë

July 14, 2011   | Opinione

Një bregdet i sigurt, si dhe mundësi argëtimi dhe aventurash me sportet e ujit, janë kushtet thelbësore për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për turizmin e Ulqinit.

Problemet e shkaktuara nga motorët e ujit dhe mjetet e tjera lundruese tek pjesa tjetër e pushuesve sollën një sërë masash shtrënguese ndaj tyre në policin e Ulqinit.
Mbas aksidentit që ndodhi para dy ditësh ku u aksidentua Adnan Jetulahu në plazhin e vogël,policia e Ulqinit morri masat adekëfate për mbrojtjen e turistëve,që ato ta ndijn vetin me të sigurt se kur.

Që ky aksident deti,që mos të mbes i pa denuar Policia kufitare e Malit të Zi morri një sëri masash.

Plazhi i Ulqinit prej kësaj fundjave duket se ka gjetur zgjidhjen e duhur.

Siguria e ofruar është maksimale dhe një investim i tillë jo vetëm që kënaq kërkesat për turistët aventurierë por ofron edhe siguri për pjesën tjetër të pushuesve gjatë kohës që qëndrojnë në det.

Dalja në det e motorëve dhe mjeteve të tjera lundruese bëhet nga një zonë e rrethuar për të shmangur praninë e pushuesve.

Mjetet dalin në një distancë mbi 200 deri 300 metra nga bregu për të evituar aksidentet me pushuesit. Por cilat janë masat e marra për evitimin e incidenteve gjatë ushtrimit të këtyre sporteve ujore.

Në vendbazim është vendosur edhe një kullë nga ku vërehen mjetet lundruese. Kulla ofron dhe ndihmë për pushuesit e tjerë, të cilët mund të kapen në vështirësi në det.

Sipas policisë, bashkëpunimi me operatorët privat konsiderohet dhe si ndihmë për policinë në dhënien ndihmës së shpejtë të pushuesve apo turistëve që mund të gjenden në vështirësi në det.

Ndërsa policia siguroi se do të ndëshkojë me rreptësinë e ligjit të gjitha rastet e mjeteve lundruese që do të paraqiten shqetësuese apo të rrezikshme për pushuesit.

VIDEO TV IN
http://stream.rtvin.com/flv/10_07_post_turizam.flv

1