Rrihet brutalisht në Podgoricë Jusuf Salaj nga Ana e Malit

July 15, 2011   | Shtypi / Mediji

Rrihet mizorisht në Podgoricë Jusuf Salaj nga Ana e Malit, shtetas amerikan

Shtetasi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jusuf Saloviq (55), me prejardhje shqiptare nga Ulqini, përkatësisht Ana e Malit, është rrahur mizorish në qendër të Podgoricës, në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë, njofton KosovaLive.

Ndërkohë, gazeta Vijesti njofton se policia e Podgoricës arrestoi Emir Gerina (27) nga Podgorica, me dyshimin se ai ka sulmuar Jusufin atë natë në afërsi të një kiosku të ushqimit të shpejtë afër hotelit “Crna Gora”.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se së bashku me sulmuesin kanë qenë edhe dy të rinj tjerë që më pastaj janë larguar në drejtim të paditur.

Jusufi gjatë natës ishte në gjendje të rëndë në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Qendrës Klinike në Podgoricë, por dje gjatë ditës e rimori vetën dhe tregoi ngjarjen inspektoreve të policisë çka dhe solli arrestimin e të dyshuarit. Sipas Jusufit, sulmi erdhi pas një konflikti verbal me 3 – 4 të rinj pa ndonjë shkak të nxitur nga ai.

Promul Ulqin