Stresi: Kur më kërkonte policia, qëndrova tek shtëpia ime e dytë

July 15, 2011   | Lajmet / Vijesti

Arkimed Lushaj, çlirohet nga masa e arrestit me burg. Gjykata e Lartë vendosi të shfuqizojë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ që Gjykata e Apelit për Krime të Rënda kishte caktuar ndaj Stresit pasi dyshohej për akuzat e pengmarrjes dhe kanosjes ndaj regjisorit, Leonard Bombaj. Sipas Kolegjit Penal, Arkimed Lushaj do të duhet të paraqitet përpara organeve të drejtësisë 1 herë në javë deri në përfundimin e hetimeve. Masa e sigurisë për detyrim paraqitje ishte caktuar ndaj të dyshuarit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, qysh në fillim të këtij procesi.

Reperi i famshëm do të vijë sot në këtë intervistë të shkurtër për suplementin “Summer Pages” duke shprehur entuziazmin e tij për këtë vendim, e nga ana tjetër, duke i uruar fat të mbarë Leonard Bombajt në këtë proces.

Stresi si je?

Mirë falë Zotit.

Më së fundmi i liruar nga masa e arrestit si ndihesh për këtë vendim? E prisje?

E prisja, siç e kam deklaruar edhe më përpara drejtësia triumfon. Unë isha pjesë e një procesi, që mund ta quajmë ndryshe farsë.

Ku ke qëndruar këto kohë që s’të gjeti dot policia?

Kam qenë tek adresa ime e dytë, aty ku askush s’më gjen dot.

Pse nuk u dorëzove në polici?

Nuk u dorëzova sepse s’kisha qejf. Preferoj të rezistoj, unë kam rolin të fshihem, ata duhet të më gjejnë.

Çfarë ke për t’i thënë Leonard Bombajt?

“Bonne chance”, ndryshe fat të mbarë.

A do të shkosh të paraqitesh në Prokurori, për të sqaruar pozitën tënde?

Në çdo moment para të gjitha organeve nëse më kërkohet.

Flasim pak për pushimet, ku ke bërë në plan t’i kalosh dhe me kë?

Në Durrës me familjen time, aty ku familja ka bizneset. Kam bërë shumë pushime jashtë shtetit dhe i ftoj të gjithë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri .

Me Exnhin lidhja kemi marrë vesh që po shkon vaj, do kemi ndonjë lajm të mirë nga viti tjetër, si martesë për shembull?

Me Enxhin kemi shumë plane, por martesa është shumë herët për ta menduar. Jetojmë jetën në maksimum, më vonë vijnë këto.

Në shtator do të futeni në shtëpi të re ju të dy?

Në cilën prej tyre, sepse janë 3.

Ndonjë këngë të re ke në plan? Kur del bashkëpunimi me Enxhin?

S’dua të bëjë shumë komente për planet, por le të shohim në vijim.

YouTube Preview Image

Gazeta Shqiptare