Ledina Çelo: Ju rrëfej jetën time pas lindjes dhe projektet që do lançoj në tetor

July 16, 2011   | Lajmet / Vijesti

Pak muaj më parë është bërë nënë, duke sjellë në jetë djalin,  Erlisin,  i cili dita ditës po rritet dhe prindërve u jep më shumë jetë ndërsa shtëpia ka gjallëruar nga belbëzimet e para. Por ky fakt nuk e ka penguar Ledinën që të përgatitet për një rikthim të fuqishëm në muzikë. Pasi lançoi klipin “Dangerous” që u shndërrua hit në diskoteka, ajo pregaditet të godasë përsëri në shenjë, këtë rradhë me dy këngë të reja të cilat premierën do e kenë në muajin tetor. Për më shumë detaje, “Panorama plus” realizoi një bisedë me këngëtaren për të mësuar më shumë rreth jetës së saj bashkëshortore dhe projekteve muzikore.

Si e pritët momentin së bashku me Naimin kur mësuat se do të keni fëmijë?

Ishte një kënaqësi e madhe kur kuptuam se do bëheshim prindër.

Kur erdhi në jetë Erlisi, cila është fjala e parë që keni thënë në momentin që e keni pasur në duar?

Di që kam qarë nga gëzimi kur Erlis erdhi në jetë.

Po Naimi si e përjeton tashmë faktin e të qenit prind?

Fjalët e Naimit janë: “I lumtur dhe shumë krenar…”

Sa ka ndryshuar jeta juaj me ardhjen e Erlisit?

Natyrisht që ka ndryshuar. Kam të tjera obligime dhe shumë përkushtim për vogëlushin.

Kush ia vendosi këtë emër të bukur?

Në fakt kishim disa emra të zgjedhur si dhe sygjerime nga të afërmit. Por duke qenë se jetojmë në një vend me shumë gjelbërim ku ka dhe shumë pemë të larta si lisi, unë me bashkëshortin tim i kemi shumë pasion shëtitjet në natyrë. Emri i Erlisit erdhi shumë natyrshëm nga vetë Naimi duke bashkuar, erën dhe lisin që formohet Erlis.

Si është një 24 orësh i Ledinës si nënë, cilat janë obligimet e tua?

Është e vërtetë që ditët tashmë janë ndryshe nga më parë. Orët ikin shumë shpejt. Erlisi rritet çdo ditë dhe kanë filluar belbëzimet e para të zërit e kjo më bën të ndihem shumë e lumtur. Dua të jetoj çdo moment ndjesitë, reagimet e tij fillestare. Ai i ka dhënë jetë shtëpisë….

Keni thënë që pas lindjes do të vazhdoni sërish aktivitetet muzikore, na trego ku kanë ngelur projektet tua dhe çfarë synoni më saktësisht të arrini?

Në muajin tetor do të promovoj dy këngët e mija të reja këtu në Gjermani.

Disa projekte të tua tashmë po qarkullojnë nëpër radiot dhe televizionet gjermane, sa je e kënaqur me këtë fakt dhe a është plotësuar ndonjë ëndërr e juaj me këtë rast?

Jam e kënaqur dhe e quaj një arritje për faktin që hyri në chart ku konkuronte me hitet botërore të momentit. Kënga “Dangerous” filloj të luhej në diskotekat gjermane si fillim. Duke qenë se u kërkua nga shumë DJ dhe pati shumë klikime, ajo hyri automatikisht në chartsin gjerman. Pa dyshim dhe videoklipi i dha një vlerë kësaj kënge.

Pas këngës “Dangerous”, cilat janë projektet tua të cilat do të pasojmë tashmë?

Pas këngës “Dangerous” kam disa projekte të cilat do i’a lë kohës t’i tregojë.

Po në Shqipëri do të lançoni ndonjë projekt apo keni hequr dorë nga kompeticionet këtu?

Për këto projekte për të cilat fola më lart, patjetër që do të jetë pejsë edhe vendi im, ku do të lançohen.

YouTube Preview Image

Blerand Rexhepi