Stresi: ”Do ta festoj lirinë në Romë, kur të kthehem do takohem me vajzën 15-vjeçare”

July 16, 2011   | Lajmet / Vijesti

Për ndjesinë e të qenit i lirë ka shumë për të thënë. Pohon se këto kohë në ndjekje ka provuar adrenalinën e një filmi aksion për të sfiduar policinë. Reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) prej tre ditësh nuk është më në listën e të kërkuarve nga policia, pasi Gjykata e Lartë shfuqizoi urdhrin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për arrestimin e tij me akuzën e “gjobëvënies” ndaj regjisorit Leonard Bombaj. Rrëfen dy muajt e aventurës ndërsa ndiqej nga policia, dhe pse ka vendosur të bëjë tashmë më shumë miq se armiq në jetë.

Stresi shumë fansa janë kuriozë të dinë se ku ndodhesh, si po vazhdon jeta jote?

Pak a shumë të gjithë e dinë se ku jam, çfarë po bëj dhe me çfarë po merrem. Po i jetoj më së miri keto ditë, dhe kam shijuar pa fund aventurat që në fund të fundit s’kanë të paguar. (qesh)

Thua që ke bërë aventura ndërkohë ke qenë person i shpallur në kërkim nga policia, për çfarë aventurash bëhet fjalë?

Si fillim të bësh aventura nuk është e lehtë as kur je i lirë pasi nuk i bën dot kushdo. Duhet të kesh shpirt aventurieri dhe të kesh parë botë me sy. Unë do t’ju thoja që jam kënaqur dhe argëtuar shumë në periudhën që kam qenë në kërkim, pasi kam dalë pafund në të gjitha club-et e Tiranës, gjë që e pranoj ta them që nuk ishte e lehtë për mua.

Një njëfarë mënyre i ke shpallur sfidë policisë, nuk e kishe frikën e arrestimit? 

Të kesh frikë është diçka e mirë sepse bën dhe kujdes për veten. Por ky jam unë në çfarëdo lloj situate që të jem. Unë nuk rri dot i mbyllur, jam tip i lëvizur dhe ndaj dhe kësaj here s’kam ndier frikë.

Tashmë a duhet të ketë frikë Leonard Bombaj nga ty, më saktë ti personalisht e konsideron këtë çështje të mbyllur?

Leonardit i uroj fat të mbarë! Ai s’ka pse të ketë frikë nga unë sepse nuk jam person që sjell rrezik, çështja do mbyllet dhe ia kemi lënë drejtësisë shqiptare. Unë personalisht besoj që po, e konsideroj të mbyllur.

Shumë u fol për vajzën 15 vjeçare, e cila ishte strumbullari i konfliktit me regjisorin Bombaj. Tashmë si vazhdon miqësia me vajzën, takoheni, çfarë ju lidh realisht bashkë?

Me vajzën nuk takohem prej kohësh, por kam shok kushëririn e saj. Do të sqaroja miqësia jonë ka lindur nga muzika, pasi dihet që ajo është artiste. E njoh dhe mund të them se është vajzë shembullore, qënie e pafajshme.

Po pse nuk jeni takuar këto kohë, çfarë ju ka penguar?

Vajzën nuk e kam takuar prej kohësh sepse vërtet kam qenë i zënë me disa çështje të mia personale jashtë shtetit, por do ta takoj shumë shpejt jam i sigurt.

Nuk flisni as në telefon, ruani foto të dy?

Në fakt nuk kam numër të saj për momentin, por nëse do dua ta takoj di se ku ta gjej. Ndërsa foto nuk mbaj mend të kemi bërë bashkë.

Meqënëse ajo është artiste, ke menduar ta përfshish në klipet e tua në ndonjë duet?

Këtë ide faktikisht e kam menduar, por do të ishte një fabul shumë reale nëse do vendosnim ta relizonim në mënyrën më perfekte të mundshme. Por s’i dihet, Never say never.

Tani që je i lirë si ndihesh dhe ke menduar ta festosh duke ja ditur më shumë vlerën tashmë?

Ndihem mirë, bukur, i veçantë, i qeshur, i lezetshëm. (Qesh) Do ta festoj sigurisht këtë fundjavë në Romë (Itali), me të dashurën time Enxhin, dhe miqtë e saj që mezi po më presin.

Kthehemi tek Stresi, sapo ke mbushur 25 vjeç. Munde të organizoje diçka me miqtë?

Ditëlindjen e kam festuar në plazh me shoqërinë time më të ngushtë. Ka qenë një festë ku jemi kënaqur pa fund dhe zgjati deri në orët e para të mëngjezit.

Ndërkohë që je duke punuar për realizimin e klipit “Lamtumirë”, që i dedikohet lidhjes me të dashurën. Si do të jetë ky klip, ku realizohen xhirimet dhe a mund të na zbulosh vargje?

Mund të them vetëm që klipi do të publikohet shumë shpejt, dhe është një super hit. Teksti ka vargje shumë të bukura e që vërtet të prekin.

U fol se do të jetë Enxhi në duet në këtë këngë, është e vërtetë apo jo? 

Kam dëshirë ta ruaj këtë surprizë.

Vargjet e këngës “Lamtumirë”  dedikuar Enxhit

Shpesh herë them se jeta është rruga që duhet me e ndjek.
Për vajzën e jetës tënde ja vlen edhe me vdek.
Mos kujto se kom humb, edhe në det të isha hedh.
Dallgë isha bo vetëm ty me t’gjet.
Edhe nëse nesër vdes do më mbulojë dheu i zi.
Mbi varrin tem do ta 
shkruaj t’kom dasht vetëm ty.

YouTube Preview Image

Klotilda Harka