Loreta Kaçka: Do të jem për disa ditë në bregdetin e Ulqinit
“Për ty”, s’ka të bëjë me jetën time
Këngëtarja Loreta Kaçka, gjithnjë në trend me kohën, surprizat e radhës i ka shpalosur gjatë kësaj jave, ku lansoi albumin e saj më të ri, të titulluar “Për ty”. Ndonëse sukses të madh thotë se i solli edhe bashkëpunimi me këngën duet “Kthehu” me Bleron.
Më shumë rreth albumit dhe këtij bashkëpunimi flet për “Zërin”.
– Sapo keni lansuar albumin e ri, një koment tuajin për këtë projekt?
– Gjatë kësaj jave lansova albumin tim më të ri të quajtur “Për ty”, me 10 këngë të mrekullueshme. Deri më tani jam e kënaqur me këtë album sepse kam arritur të marr shumë kritika pozitive. Uroj që edhe më tej të pëlqehet ky album.
– Albumin “Për ty”, kujt ia keni dedikuar?
– Më besoni se ky titull nuk ka të bëjë fare me jetën time private. Tekstin e këngës “Për ty” e ka realizuar Flori dhe mund të jetë e mundshme që ndoshta ai mund t’ia ketë kushtuar dikujt. Mua më ka pëlqyer si tekst andaj edhe pranova që këtë këngë ta kem në album dhe mes tjerash ta emëroj edhe albumin.
– Me kë keni bashkëpunuar në këtë album?
– Kam bashkëpunuar me më shumë krijues të këngës, si Flori, Ilir Berani, Ardian dhe Artan Kastrati, Florent Boshnjaku, Fatmir Muja, Genc Prelvukaj, Aida Baraku, Armend Rexhepagiqi etj.
– Së fundi keni realizuar një duet me Bleron, si erdhi deri te ky bashkëpunim?
– Kemi qenë së bashku në një koncert në Zvicër dhe aty biseduam për ta realizuar një këngë. Fatmirësisht ky duet është pritur mjaft mirë në publik. Kënga titullohet “Kthehu” tekstin e së cilës e ka bërë Bubulina Krasniqi, ndërsa është punuar nga producenti suedez Çekiq dhe Dj. Kristi. Kjo këngë ka edhe videospotin që e kemi përgatitur me “Asha Grafik” një produksion i ri nga Prishtina, por që punojnë shumë mirë.

– Si po i kaloni këto ditë të nxehta vere?
– Momentalisht jam shumë e angazhuar me dasma e ahengje të ndryshme gazmore. Përveç tyre vazhdoj të kem edhe mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit, do të jem për disa ditë me radhë në bregdetin e Durrësit dhe të Ulqinit. Uroj që edhe kjo verë të më kalojë me shumë fat dhe suksese.
Kastriote Bajrami
Zëri





