DJ Miss Divine me 21 korrik në Ibiza Club Ulqin

July 18, 2011   | Lajmet / Vijesti

Kjo verë do të këtë më shumë muzikë se çdo verë tjetër, pasi një prej DJ më të njohur në botë do të vijë në Mal të Zi por edhe në Ulqin. Për të gjithë të rinjtë që do e kalojnë këtë fundjavë në qytetin e Ulqinit, në Ibiza Night Club Ulqin do të organizojnë një festë të veçantë me 21 Korrik. E ftuar i kësaj nate për të ndezur atmosferën verore do të jetë DJ Miss Divine ku kjo DJ merr pjes ne lokalet me renome internacinale sikurse Pacha, Amnesia, Es Paradis, Eden, Savannah, Mambo etj.Për ata që pëlqejnë festat e bukura, e  ejtja është një mundësi e mirë për të shijuar verën dhe ritmet e saj deri në orët e para të mëngjesit. Ibiza Night Club Ulqin do t’i ofrojnë atyre që do të kenë fatin të jenë të pranishëm të ejten me 21 korrik,një eksperiencë ndryshe pranë detit, të mbushur me stil, ngjyra dhe tinguj muzikorë. DJ Miss Divine është një ndër emrat më të njohur të muzikës ritmike në Festivalet After beach in Montenegro. Ajo është ndër të paktët artiste poloneze që ka arritur të bëhet i njohur në nivel ndërkombëtar në tregun e muzikës ritmike,ku jeton dhe punon në Londer.

Projekti i Festivalit After beach in Montenegro për këtë verë parashikon një numër të madh festash me artistë dhe grupe të ftuara për të zbavitur të rinjtë kudo që jan. Festat do të përfshijnë jo vetëm qytetin e Budves,dhe lokalet e Budves, por ajo do kaloj gjthashtu edhe në  lokalet më të njohura e më të frekuentuara të bregdetit të Ulqinit. Gjatë kësaj vere janë menduar që listë e madhe me këngëtarë, DJ apo grupe muzikore që do të pasurojnë natën me tingujt e tyre dhe duke krijuar një verë plot për argëtim në plazhet dhe baret e Ulqinit.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image