Panairi 11-të i Librit në Ulqin, më 23-30 korrik

July 18, 2011   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Ulqin, 18 korrik – Në Ulqin, nga 23 – 30 korrik, do të organizohet Panairi 11-të i Librit. Ky manifestim i promovimit të librit mbahet , në shëtitoren e Plazhit të Vogël.
Ceremonia e çeljes së Panairit do të organizohet më 25 korrik 2011, ora 20.30, në Shëtitoren e Plazhit të Vogël, pranë lokalit Holegro.
Do të jenë të ftuar shumë shkrimtarë, poetë, akademikë e politikanë të niveleve më të larta nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja etj. Nga fusha e kulturës i ftuar i veçantë do të jetë Bajram Kosumi, ish – kryeministër i Kosovës, aktualisht studiues, për veprën e të cilit do të organizohet një mbrëmje e veçantë.
Ministrja e Shkencës dhe Teknologjisë së Malit të Zi, Sonja Vllahoviq; ministrja në detyrë e Kulturës së Shqipërisë, Suzana Turku; ministri i Kulturës së Kosovës, Memli Krasniqi, do të jenë të pranishëm në ceremoninë e çeljes së Panairit dhe programin artistik të përgatitur me këtë rast.
Rreth 50 botuesit pjesëmarrës do të sjellin botimet e tyre nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Kroacia etj.

KOHA NET

YouTube Preview Image