Kryetari Hajdinaga me prodhuesit bujqësorë të Ulqinit

July 20, 2011   | Politika

Në bazë të takimit të djeshëm të kryetarit të Komunës me prodhuesit bujqësorë të Ulqinit, ku u trajtua problem i shitjes – grumbullimit të prodhimeve bujqësore sezonale kryesisht tepricat të cilat paraqiten te shalqini dhe domatja, kontaktit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me Ministrinë e Bujqësisë dhe ministrin Tarzan Millosheviq i cili shqafi mirëkuptimin dhe reagojë në mënyrë të menjëherëshme, njoftojmë prodhuesit bujqësorë që duke filluar prej ditës së nesërme (data 21.07.2011) mund të transportojnë sasitë e tepërta të shalqinit dhe domates në qendrën grumbulluese AD PLODOVI Crne Gore në Podgoricë me çmimin grumbullues për shalqinin 0.10 €/kg kurse për domaten 0.20€/kg.

I lutemi prodhuesve bujqësorë të jenë të kujdeshëm në cilësinë – kualitetin e prodhimeve!

Municipality of Ulcinj / Ulqin – Arsllan Hajdinaga


2