Sinan Vllasaliu Live ne Plazhin Tropikana prej ora 23:00 deri 4h të mengjesit

July 30, 2011   | Lajmet / Vijesti

Nuk ka pikë dyshimi që Sinan Vllasaliu di të rrëmbejë me çdo kusht zemrat e adhuruesve, qoftë me vokalin apo sharmin e tij. Jeta e tij është mbushur me tallaze dhe i ngjan një deti të tërë ku në çdo milimetër të lëvizjes ai ka mundur të nxjerrë na pah vlerat e këngës dhe mënyrën e të kënduarit bukur.

Ndërsa prej 16  korrikut Sinan Vllasaliu do të jetë në plazhin Tropikana Ulqin, bashkë me grupin e tij dhe të tjerët. “Do të jemi atje te ‘plazhi Tropikana  Club’, për çdo natë prej ora 23 deri ne ora 4 të mëngjesit,ku do të jenë edhe shumë kolegë tanët”, shprehet ai, i cili beson se ashtu sikurse edhe vjet, do të kalojnë shumë mirë.

Sa për Ulqinin, thotë se është ndër plazhet më të bukura. “Kam shëtitur shumë vende, por bukurinë që ofron Ulqini, deti Adriatik, natyrën që ka, dy plazhet, të madhin e të voglin dhe mbi të gjitha ka qytetin më të mirë në Ballkan për sa i përket jetës së natës dhe rinisë”, vlerëson këngëtari Vllasaliu në emisionin “Një kafe me Labin”, duke ftuar që shqiptarët t’i bëjnë pushimet e tyre në plazhet shqiptare.

Lokali  Trpoikana  Beach Club është në dispozicionin e juaj bashkeatëdhetar  të nderuar me muzik LIVE  nga Sinan  Vllasaliu dhe të tjerët prej ora 23.00 deri ne 4 ora të mëngjesit.

Ju presim të na vini

 

YouTube Preview Image