U hap edicioni i 24-të i Festivalit “Skena Verore” 2011
Festivali “Skena Verore” organizohet nga Qendra e Kulturës Ulqin dhe do të zgjasë 25 ditë.Gjatë këtyre netëve do të shfaqen rreth 30 programe të llojeve të ndryshme, përfshirë shfaqje teatrore, muzikë klasike dhe popullore, mbrëmje letrare etj.
Festivali i cili organizohet nga Qendra e Kulturës Ulqin do të zgjasë 25 ditë, gjatë të cilave do të shfaqen programe të ndryshme. “Gjatë këtyre netëve do të shfaqen rreth 30 programe të llojeve të ndryshme, përfshirë shfaqje teatrore, muzikë klasike dhe popullore, mbrëmje letrare etj. Do të ketë net kur do të shfaqen edhe nga dy programe”, thotë drejtori i Qendrës së Kulturës Ulqin, Shaban Gjeka.
Festivali tradicional “Skena Verore” ka për qëllim që turistëve të shumtë që gjatë verës vizitojnë Ulqinin t’u ofrojë përmbajtje kulturore duke begatuar në këtë mënyrë ofertën turistike të Ulqinit.





