Atje ku tregojnë se ka dredhëza shumë, merreni shportën e vogël!

August 6, 2011   | Rajoni / Region

Nga Hasan Hasanramaj
Një dhomë me katër shtretër në Shqipëri pushuesve u kushtoi dhjetë deri në pesëmbëdhjetë, kurse në Ulqin dyzet deri në gjashtëdhjetë euro. Çmimet e larta të çadrave, manipulimet me çmime të shitëseve në të gjitha nivelet, skizofrenia e shumë vajzave shqiptare të ardhura në Ulqin pa prindër, aplikimi i shtretërve dykatësh paraqet rrezik gjatë kohës së fjetjes për fëmijë dhe të rritur, janë disa prej fakteve që këto ditë i irrituan pushuesit e shumtë nga Kosova e viset e tjera.
Edhe sivjet pushuesit shqiptarë dhe të tjerët nga Kosova, nga Maqedonia, nga Shqipëria dhe nga Bosnja e Hercegovina, nga diaspora e nga vendet e tjera si vende më të preferuara për t’i kaluar pushimet verore zgjodhën qytetet e bregdetit Adriatik: Ulqinin, Durrësin dhe qytetet e tjera, të cilat më së miri i përmbushin kërkesat e qytetarëve, sepse janë vendet më të preferuara për shfrytëzimin e diellit, rërës, ujit të ngrohtë, bukuritë natyrore e tjera…

Për t’u informuar për së afërmi për kushtet, për vërejtjet, për kërkesat, vizituam Plazhin e Vogël dhe disa pjesë të qytetit të Ulqinit, ku në bisedë më pushuesit e moshave të ndryshme vërejtjet e tyre i drejtuan në çmimet e larta të banesave, çadrave për mbrojte nga dielli. Në momentet kur e vizituam Plazhin e Vogël nënë hijen e çadrave për mbrojtjen nga dielli hasem në shumë lexues të gazetave të përditshme dhe revistave periodike të cilat në Ulqin arrinin një ditë më vonë. Në pyetjen tonë që ia bëmë shitësit të gazetave, Avdyl Zogaj, nga Ulqini: “Cila prej gazetave është më e lexuar dhe me e kërkuar në Ulqinin turistik” morëm përgjigjen: “ Kosova sot”, “Bota sot”, “Zëri” e të tjera.
Pushuesit të cilët vuajnë nga reumatizmit – shumica të moshave të vjetra të rraskapitur nga vapa e madhe patën lëvdata, por edhe vërejtje në papastërtia në plazhe e vogël, për çka fajin më të madh e mbajnë vetë pushuesit e shumtë, të cilët edhe pse aty afër ekzistojnë shportat për hedhjen e mbeturinave i hedhin vend e pa vend, gjë e cila po e shëmtonte pamjen e plazhit në të cilën që nga orët e para të mëngjesit e deri ato në vona pushonin qytetaret të cilët e kalonin kohën duke u larë, rrezitur, duke luajtur me shah, domino, duke lexuar shtypin e përditshme dhe atë periodik. Fëmijët dhe të rinjtë luanin me rërë dhe top, kurse pjesa tjetër me anija të vogla shkonin në piknik nga plazhi e vogël deri të lumi Buna dhe anasjelltas për çka paguanin tri euro.


Vërejtja më e madhe për pushuesit është se edhe përkundër faktit së në afërsi të plazhit ekzistojnë taoletet, ata i kryenin nevojat brenda në ujin e plazhit, me të cilën gjë e rrezikonin shëndetin e vet dhe të qytetareve të gjitha moshave, e sidomos të fëmijëve.
Andaj, ka ardhur koha që këtyre qytetareve të pandërgjegjshëm dhe pa kulturë të merren masa ndëshkuese dhe të njëjtit të dënohen me para ose me burg. Nga qytet dhe fshatrat e Kosovës takuam grupe të rejash nxënëse dhe studente nga të cilët mësuam së në Ulqinin turistik kanë ardhur për ta shfrytëzuar ujin e ngrohtë të detit Adriatik, bukuritë natyrore të Ulqinit dhe të rrethinës, plazhet e bukur më rërë të mirënjohur, të cilat ne nuk i kemi në Kosovë. Dorën në zemër në krahasim me sezonin turistik të vitit të kaluar edhe sivjet nuk kemi hasur në çmime reale dhe mikpritje të ngrohtë.
Vërejtje tjetër nga pushuesit ishin dërguar në adresë të shumë restoranteve, byrektoreve, ëmbëltoreve, moteleve dhe lokaleve të tjera, ku ka munguar kujdesi i duhur për cilësinë e ushqimit që u ofronin pushuesve, ka pasur edhe helmime të shpeshta.
Ka pasur edhe raste të konsumimit të drogës, nga e cila shumë të rinj dhe të reja kanë rënë viktimë e grupeve të huliganeve, të cilët në Ulqinin turistik i mashtruan shumë vajza shqiptare, të cilat kanë udhëtuar pa përcjelljen e prindërve.
Andej më në fund u tërhiqet vërejtja familjareve ose “prindërve që nuk janë prindër” që në të ardhmen të mos i lëshojnë vajzat e tyre me vetura me kusht që të mos bien viktima të grupeve të rrezikshme mafioze, të cilat kësaj radhe në Ulqinin turistik udhëtuan për te organizua skizofreni me vajzat shqiptare pa prindër dhe pa përcjellje. Në plazhin e bukur të Ulqinit takuam edhe grupe të nxënësve të shkollave fillore të qyteteve dhe të fshatrave të Kosovës me të cilët nga biseda që e zhvilluam me ta mësuam së këto ditë të nxehta vere në Ulqinin turistik i kaluan duke u larë në ujin ngrohtë të detit dhe duke u rrezitur në rërën nxehtë të Plazhit të Vogël. Këta vogëlushë pas larjes dhe rrezitjes kohën më të madhe e kalojnë duke luajtur më rërë, duke ndërtua shtëpi dhe objekte të tjera nga rëra.
Në orët e mbrëmjes fëmijët e të rinjtë kohën e lirë e kalonin me prindërit e tyre duke shëtitur në korzo në afërsi të Plazhit të Vogël dhe në pjesët e tjera të qytetit të bukur të Ulqinit, kurse ata që kishin “xhepa të mbushur” shkonin nëpër tarraca të hapura verore të hoteleve dhe të moteleve për t’i përcjellë këngëtaret e mirënjohur të muzikës popullore dhe asaj argëtuese që kishin ardhur nga Kosova, nga Shqipëria dhe nga viset e tjera shqiptare.
Vëllezër ulqinakë, një ditë mund të pendoheni, por atëherë do të bëhet vonë!

Zyrtarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe agjencitë turistike në prag të fillimit të këtij sezoni turistik pushuesve të Kosovës nëpërmjet mjeteve të informimit u patën premtuar pos infrastrukturës, çmime më të favorshme, më shumë pastërti, jetë më të begatshme kulturore, dhe shumë gjera të tjera. Për fat të keq shumë prej këtyre premtimeve nuk u sendërtua në jetë dhe në vepër?! Andaj një fjalë popullore thotë: “ Aty ku tregojnë se ka dredhëza shumë, merreni shportën e vogël!”. Edhe gjatë këtij sezoni turistik këtu në mënyrë më drastike janë shkelur premtimet e dhëna nga shumë ulqinakë, të cilët gjatë muaji korrik, kur e panë vërshimet e mëdha të qytetarëve që nuk mbahet mend, pa pritur çmimet për një shtrat i rriten në gjashtë, shtatë deri në pesëmbëdhjetë euro?! Çka do të thotë për një dhomë me katër shtretër çmimet silleshin nga dyzet deri në gjashtëdhjetë euro. Kurse në Durrës e vendet e tjera në Shqipëri një dhomë me katër shtretër kushton dhjetë deri në pesëmbëdhjetë euro.
Edhe nëpër shitore të artikujve ushqimorë të konsumit të gjerë, restorante, kafene, vetëshërbime, hotele, pushuesit me “xhepa të cekët” nga Kosova janë plaçkitur në forma të ndryshme?! Të gjitha këto dhe shumë dobësi të tjera që u përsëritën edhe gjatë këtij sezoni turistik, strukturave udhëheqëse të komunës dhe qytetarëve të qytetit të Ulqinit – vëllezërit nga Kosova në mënyrë shoqërore ua tërheqim vërejtjen që më në fund të mbushen mend dhe t’i mbajnë premtimet që po u japin qytetareve të Kosovës në prag të çdo sezoni turistik.

Në të ardhmen nëse përsëriten këto dukuri negative shumë lehtë mund të ndodhë që pushuesit e revoltuar nga Kosova ta braktisin bregdetin e Ulqinit dhe të orientohen kah bregdeti shqiptar dhe vendet e tjera, ku çmimet në të gjitha nivelet janë shumë më të volitshëm për xhepin e qytetarëve nga Kosova, sesa në Ulqinin e bukur turistik. Për të gjitha këto dhe shumë dobësi të tjera me të cilat u ballafaquan pushuesit nga Kosova me kohë është dashur të aktivizohen inspektorët në të gjitha nivelet në eliminimin e manipulimeve me çmime që është bërë në të gjitha nivelet, gjë që në masë të madhe i ka revoltuar pushuesit nga Kosova dhe nga viset e tjera.

Bota Sot

5