Dy të vrarë në një incident në Ulqin

August 6, 2011   | Shtypi / Mediji

Kosovari Ahmet Thaçi në natën e mbrëmshe ka mbetur i vrarë në një incidentin me të shtëna me armë në qytetin e Ulqinit.

Sipas policisë, Thaçi është goditur nga plumbat e shtënë nga revolja e Rade Aleksiqit. Me këtë rast, është qëlluar për vdekje edhe Halil Adoviqi, i cili ishte duke shëtitur me Ahmetin.

Rade Aleksiqi ka shtënë 5 herë, nga të cilët dy plumba kanë goditur Thaçin, ndërsa 3 të tjerë Halil Adoviqin,

Nga plumbat e marrë, Ahmeti ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa Adoviqi ka vdekur pas dy orësh në spitalin e Ulqinit. Plumbat kanë goditur dy viktimat në zemër dhe në kokë ka transmetuar comeze.

45 vjeçari jetonte dhe vepronte ne Gjermani dhe kishte nënshtetësi të dyfishtë.

Policia ka arritur të arrestojë dorasin, si dhe një person tjetër me emrin Toshiq, si dhe ka konfiskuar pistoletën me të cilën është kryer vrasja.

Policia ka qartësuar se Thaçi dhe Adoviqi nuk ishin përleshur dhe se nuk ka motive të cilat do të sillnin ndonjë lidhje me dorasit.

Sipas dëshmitarëve të rastit Adoviqi, i cili ka një punëtori private në afërsi, e kishte hequr reklamën nga dritarja e punëtorisë së tij, të cilën kishte vendosur Rade Aleksiqi, reklamë kjo e një ordinance private për shërbime ambulancore. Sipas po të njëjtit dëshmitar të rastit, Aleksiqi punonte si mjek në ordinancën e tij.

ZËRI

1