Shasi, mikpritës i poetëve shqiptarë

August 7, 2011   | Kulturë / Kultura

Foto nga Arkiva: Tahir Tahiri

Të organizuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe organizata joqeveritare “Harmonia”, të shtunën nisin takimet letrare mbarëkombëtare “Dita e poezisë shqipe, Shasi 2011”, njofton Kosova Live.

Foto nga Arkiva: Tahir Tahiri

Koordinatori kryesor i këtij manifestimi Ibrahim Berjashi ka treguar se mysafiri special të takimeve të këtij viti do të jetë shkrimtari nga Kosova akademiku Jusuf Buxhovi. Për krijimtarinë e gjërë të tij do të flasë kritikui i letersisë bashkëkohore Ramadan Musliu.
Në vitin 2005 në kuadër të të njëjtit manifestim u organizua mbrëmje autoriale, me shkrimtarin tashmë të ndjerë Din Mehmeti i cili për liqenin e Shasit ishte shprehur: “Liqeni i Shasit është një poezi univerzale”.

Foto nga Arkiva: Tahir Tahiri

Manifestimi qendror mbahet në mbrëmjen e së dieles në ambientet ekzotike, jo vetëm të komunës së Ulqinit, por edhe të vendeve të rajonit.

Promul Ulqin