Përkatësia Fetare Islame Dëshmon Manipulimet E Monstatit

August 11, 2011   | Politika

Publikimi i të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi sipas strukturës fetare të qytetarëve që i përkasin fesë islame, dëshmoj në praktikë se Monstati nuk e ka trajtuar ketë çështje në mënyrë profesionale sepse ka munguar qasja serioze, për ketë kategori të identitetit të qytetarëve. Ajo që nuk ka ndodhur në regjistrimet e kaluara u paraqit tash si një risi e cila është e pa pranueshme për qytetarët të cilët i takojnë fesë islame. Fjala është për paraqitje te një feje të re e cila sipas Monstatit është feja muslimane, që në ketë regjistrim si të tilë qenkan deklaruar 19439 qytetarë apo ( 3.14 %) e popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi.

Një veprim i tillë është i pa pranueshëm, sepse ekziston vetëm feja islame e cila është e pranuar zyrtarisht në Mal të Zi si kudo në botën e qytetëruar. Por, duke marrë parasysh se në aspektin nacional janë deklaruar se janë Musliman 20537 qytetarë apo (3.31%) e popullsisë së përgjithshme, mendojmë se Monstati ka dashur të barazojë përkatësinë e tillë nacionale me ate fetare, që paraqet veprim joprefoesional dhe është për çdo kritikë.

 

Ndërsa çështja e dytë e cila dëshmon për manipulim nga ana e Monstatit është mospërputhja e të dhënave ne mes numrit të qytetarëve të deklaruar se i përkasin fesë islame dhe përkatësisë së tyre nacionale. Nga publikimi i regjistrimit të popullsisë del së në Mal të Zi ka 99038 qytetarë apo ( 15.97 %) që i përkasin fesë islame, ku nëse këtij numri i shtojmë edhe të deklaruarit që i takojnë fesë muslimane në total del se për fenë islame janë deklaruar 118477 qytetarë apo 19.11%, e popullsisë së përgjithshme.

Por, pikërisht këtu lind dilema se kush janë ata qytetarë të konfesionit islam në aspektin nacional dhe a përputhet një e dhënë e tillë ne aspektin nacional në Mal të Zi. Nuk ka dilemë së në ketë kategori bëjnë pjesë qytetarët e deklaruar në aspektin nacional si boshnjakë 53605 apo 8.65%, ndërsa duhet shtuar edhe ato të deklaruar musliman që janë 20537(3.31%), që së bashku bëjnë 74142 banorë apo 11.96%. Por, këtij numri duhet shtuar edhe pjesëtarët e popullit shqiptarë të fesë islame që në mënyrë aproksimative janë rreth 20000 banorë apo 3.3% që në total përbëjnë 94142 banorë apo 15.26% e popullsisë së përgjithshme.

Pikërisht kjo e dhënë hap dilemen kryesore për manipulime te këtij regjistrimi, sepse deri të shifra prej 118477 qytetarë apo 19.11%, e popullsisë së përgjithshme të fesë islame e publikuar nga Monstati, mungon përcaktimi nacional për rreth 24000 banorë apo 3.85% e qytetarëve .

 

Nuk ka dilemë së ky numër i qytetarëve të fesë islame në aspektin nacional kryesisht i takon popullit boshnjak e pjesërisht ati shqiptarë, nga del se pjesëtarët e tyre popujve duhet të jenë numërikisht më tepër se sa i ka paraqitur Monstati.

Për të hequr këto dilema rekomandojmë që Monstati të shikoj edhe një herë përpunimin e të dhënave sepse kemi të bëjmë me defekte të mëdha profesionale dhe si të tilla janë të dëmshme dhe të pa pranueshme për një mjedis multinacional sikurse është Mali i Zi. Sepse nuk kemi të bëjmë me një numër minimal të qytetarëve por me një masë të konsideruar e cila përveç identitetit fetar islam ka edhe ate nacional, që iu është mohuar nga Monstati.

Dr. Nail Draga
Forca Press