Ulqini sivjet shënon stinën më të mirë turistike

August 11, 2011   | Lajmet / Vijesti

Ulqin, 8 gusht – Aktualisht në Malin e Zi ndodhen dukje pushuar 124 mijë turistë, e kjo do të thotë tre për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,- konfirmoi për KosovaLive ditën e hënë Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi.

Dy janë vendpushimet më të preferuara në bregdetin malazias, Ulqini dhe Hercegnovi.

Në Organizatën turistike komunale të Ulqinit /OTUL/ thonë se sezoni i sivjetshëm turistik është ndër më të mirët në 10 vitet e fundit.

“Sezoni i këtij viti karakterizohet për ardhjen, akomodimin edhe efektet financiare. Në Ulqin ndodhen 24.732 pushues të paraqitur, meqë sipas vlerësimeve tona, turistë ka më shumë. Megjithatë, kjo vizitë është 18 për qind më e lartë se sa një vit më pare”,- shprehet zyrtarja e OTUL, Merita Rexha.

Sipas saj, 60 për qind të mysafirëve janë nga Kosova dhe Shqipëria, pastaj nga Çekia, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, pushojnë këtu edhe izraelitë, iranian, etj.

Zonja Rexha është e bindur se Ulqinin deri në fund të sezonit, do ta përzgjedhin pushues të shumtë. Këtë e dëshmon fakti se që tani kapacitetet e hoteleve janë të plotësuara deri në fund të shtatorit.

KOHA NET
YouTube Preview Image