Tenis Club Bellevue organizon Turneun e parë Europian ”Cungu Open 2011”

August 14, 2011   | Sporti / Sport

Të nderuar miq të sportit të tenisit!

Ju ftojmë që të merrni pjesë në me Turneun e parë Europian të tenisit për junior”Cungu Open 2011” prej 22.08.2011 – 28.08.2011 i cili tashmë është bërë turne tradicional me pjesëmarrje masovike.

Ftojme te gjithe sportistet dhe dashamiresit e sportit të tenisit qe te behen pjese e ketij evenimenti madheshtore ku do te perfaqesohen klubet nga: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova,Kroacia, Bosna, Serbia, Maqedonia dhe Gjermania dhe nga ghitha shtetet e Europës..

Qyteti ynë i bukur është i njohur jo vetëm si destinacion i preferuar turistik, por edhe si qytet me një traditë të gjatë sportive. Siç njihet për detin, diellin, ullinjtë dhe plazhet e mrekullueshme zallore, Ulqini njihet edhe në sportin e tenisit falë sukseseve të mëdha të arritura në arenat vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare të Tenis Clubit Bellevue.

Që të njiheni me bukuritë dhe historinë e qytetit tonë vizitoni faqet e internetit www.visit-ulcinj.com.

Këtë vit me Turneun e parë Europian të tenisit”Cungu Open 2011 në Ulqin le te jete per ju ky aktivitet nje arsye… me shume per te vizituar dhe shijuar bukurite e veçanta te qytetit te Ulqinit.

Prania juaj do të na nderojë!

Ju urojmë qëndrim të këndshëm në qytetin tonë dhe shumë medalje!

Tenis Club Bellevue
YouTube Preview Image