Kumtesë për opinion i Unionit Demokratik të Shqiptarëve

August 17, 2011   | Politika

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

 

Ulqin – 17.08.2011

 

K u m t e s ë   p ë r   o p i n i o n

Unioni Demokratik i Shqiptarëve në mbledhjen e Këshillit Qendror aktin e një pjese të Kryesisë së Degës së Anës së Malit e ka vlerësuar si ‘’thikë në shpinë’’ dhe akt i papranueshëm që bie ndesh me traditën e zonës së Anës së Malit që aq shumë ka dhënë për çështjen shqiptare. Se cilët kanë qenë motivet e këtij veprimi, kush i ka nxitur dhe me çfarë qëllimesh janë bërë do ta tregojë sëshpejti koha.

Organet partiake kanë konstatuar se letra e ish kryetarit të degës së Anes së Malit dhe grupit të tij rebel e ardhur në momentin kur po bëheshin përgatitjet e fundit konformë përfundimeve të organeve më të larta partiake dhe marrëveshjeve me partnerët e koalicionit për rizgjedhjen e Z. Gëzim Hajdinaga për postin e kryetarit të Komunës së Ulqinit, ka qenë vetëm një preteks për të shkaktuar huti sepse çdo gjë ka qenë e menduar dhe e studiuar më parë. Unioni Demokratik i Shqiptarëve vlerëson se nga një veprim i një grupi karierist të etur për pushtet dhe njerëz labil do të dalë më i fortë në zonën e Anës së Malit. Këtë optimizëm na i japin kontaktet e përditshme që kemi me anëtarët dhe simpatizantët tanë në Anë të Malit të cilët e denojnë aktin në fjalë dhe veprimet e ish shokëve të deridjeshëm të tyre.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve do ti drejtohet të gjitha organeve relevante me qëllim që këtij grupi rebel ti kontestohen mandatet të cilat i takojnë subjektit dhe jo individëve, pasi ata kanë braktisur rradhet e UDSH-së. Ne jemi shumë të bindur që zgjedhësit, anamalësit të cilët në zgjedhjet e fundit lokale kanë përkrahuar koalicionin ‘’Bashkë për të Ardhmen’’ dhe kandidatin për kryetar Z. Gzim Hajdinaga nuk e kanë bërë këtë për të sjellur në pushtet kryetarin e Forcës apo këdo tjetër nga kundërshtarët politik.

Ne do të bëjmë çmos që mos të stërkeqet dhe mos të këmbet vota e tyre, andaj u bëjmë apel të gjithë simpatizantëve dhe intelektualëve të Anës së Malit mos të bien pre e aspiratave dhe projekteve të zymta të grupeve të ndryshme të cilat demtojnë jo vetëm zhvillimin e Komunës së Ulqinit por dhe raportet e mira ndërnjerëzore të cilat duhet ti kemi kujdes në çdo kohë dhe në çdo vend.

Ne na vjen keq që grupi në krye me Fatmir Gjekën ka pranuar që në shumicën e re eventuale të djeg shumë poste dhe vende pune të anamalasëve e nga ana tjetër të proklamojë diskriminim nga subjekti i tij i deritashëm i cili këto vende pune dhe poste ua ka siguruar shumë anamalasëve duke patur kujdes që në politikën e kuadrit pos cilësisë të respektojë dhe gjeografinë e viseve shqiptare.

Unioni mbetet i vendosur dhe optimist se politika e tij transparente që ka sjell kontakte dhe bashkëpunim të mirë me Qeverinë demokratike të Malit të Zi do të mbetet qasje themelore e veprimit politik e gjithë shqiptarëve në Mal të Zi. Qeveria që është në bashkëpunim të mirë me Tiranën dhe Prishtinën nuk mund të shihet me sy të keq nga ana e shqiptarëve koshient në Mal të Zi.

Shërbimi për informim i Unionit Demokratik të Shqiptarëve

 

3