Gezim Hajdinaga nuk rizgjidhet kryetar i Komunes se Ulqinit

August 20, 2011   | Rajoni / Region

Kur cdo gje dukej se ka marrë fund dhe se Gëzim Hajdinaga do rizgjidhet edhe për një mandate të dytë në krye të Komunës së Ulqinit ndodhi e kundërta. Tashmë është më se e qartë që në këtë Komunë opozita e udhëhequr nga FORCA do marrë drejtimin e qytetit dhe në krye të saj do jetë kundërshtari më I ashpër i Hajdinagës biznesmeni i njohur  ulqinak Nazif Cungu.

Me 25 gusht kur edhe skadon mandati I kryetarit actual, Këshilli i Komunës sipas Kodit Zgjedhor do zgjedh Kryetarin e Komunës së Ulqinit dhe njëkohësisht edhe Kryetarin e Këshillit dhe drejtuesit e saj, njoftohet se dega e Anës së Malit e partisë Unioni Demokratik i Shqiptarëve parti nga e cila vjen edhe Hajdinaga njofton shkëputjen e saj dhe mos mbështetjen e kandidatitë të UDSH-së Gëzim Hajdinaga për mandatin e tij të dytë në krye të Komunës së Ulqinit.

Kështu UDSH e mbështetur nga Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit humbasin shumicen në Këshillin Komunal dhe nga 17 këshilltar që kishte Koalicioni mes PDS-së dhe UDSH, tashmë mbeten me vetem 13 këshilltar që nuk mjaftojnë për të pasur shimicen nga 33 këshilltyar që gjithsej janë në Këshillin e Komunës së Ulqinit.

Tashmë drejtuesit e deges së Anës së Malit në krye të së cilës është ish sekretari i përgjitshëm i UDSH-së Fatmir Gjeka, së bashku me drejtuesit e partisë FORCA dhe me socialdemokratet si dhe me lëvizjen qytetare Perspektiva, kanë formuar koalicinin qeverisës tashme me 18 këshilltar. Pritet vetëm mbajtja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit i cili edhe do ligjëroj ndryshimet e fundit dhe marrjen e pushtetit në këtë komunë nga ana e opozites.

TV1 CHANNEL

VIDEO TV
YouTube Preview Image

4