Çiljetës gjithçka i shkon për mrekulli

August 22, 2011   | Lajmet / Vijesti

Është një verë me plot koncerte, para e kënaqësi, kjo e këtij viti, për këngëtaren Çiljeta. “Nuk po bëj asnjë ditë pushim, njerëzit më presin mirë kudo që shkoj dhe sa i përket pagesës duke qenë se e di që jeni kurioz edhe për këtë, jam shumë e kënaqur”, është rrëfyer këngëtarja për mediet shqiptare.

Klipi i ri “Sonte me dhemb zemra”, në bashkëpunim me Vanin është pritur mirë. Çiljeta tregon se bashkëpunimi ishte propozim i producentit të këngës, Flori Mumajesi, dhe mjeshtrit të violinës, Ervin Gonxhi, për të sjellë në treg diçka të veçantë dhe Çiljeta beson se ia ka dalë mbanë.

Edhe me zemrën ndihet mirë. “Shyqyr Zotit jam ‘xham’ fare” tregon Çiljeta e cila edhe me partinë punët i ka në rregull e së shpejti do të jetë imazhi i një kompanie tjetër.

ZËRI

YouTube Preview Image

1