Edhe një parti e re shqiptare në Malin e Zi?

August 22, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Ulqin, 22 gusht – Në skenën politike në Mal të Zi flitet se në themelim e sipër është edhe një parti e re politike shqiptare, e cila do të quhet Partia Demokratike, bën të ditur KosovaLive.

Këtë ide e nuk e ka konfirmuar, por as mohuar njeri prej zyrtarëve të lartë të Partisë së Prosperitetit Demokratik /PPD/, Muhamet Nika, partner i koalicionit aktual që drejton aktualisht Ulqinin.

Sipas tij, gjendja e re ka gjeneruar, sidomos nga përgatitja për të rizgjedhur kryetarin aktual të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga në këtë post.

Kjo ka shkaktuar braktisjen e katër këshilltarëve të degës së Unionit Demokratik të Shqiptarëve /UDSH/ për Anën e Malit.

“Ne si PPD, me degën e UDSH në Anë të Malit, në zgjedhjet e fundit të vitit të kaluar komunale, kemi qenë në një listë unike “Bashkë për të ardhmen”. Detyrimisht ne përkrahim shumicën e krijuar parlamentare, ku ndodhet edhe z. Fatmir Gjeka, i cili i prin grupit të këshilltarëve të shkëputur nga UDSH”,- shprehet Nika, ish- kryetar i Parlamentit të Ulqinit edhe ish- sekretar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi deri në fund të viteve 90- ta.

Ai shton se, vërtetë Këshilli drejtues i PPD ende nuk ka dalur në opinion, por vetë fakti se ditën e zyrtarizimit të shumicës parlamentare me në krye Forcën e Re Demokratike para gazetarëve, ishin të pranishëm edhe shumicë e anëtarëve të Këshillit drejtues, tregon qartë se kend përkrah PPD.

Muhamet Nika thotë se dy partnerët e koalicionit, UDSH dhe Partia Demokratike e Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, këshilli në Ulqin, pas këtij akti të anamalasve, kanë pasur negociata që të inkuadrojnë edhe Forcën e Re Demokratike në bashkëqeverisje lokale, por pa e konsultuar subjektin më të vogël, Partinë e Prosperitetit Demokratik rreth këtyre risive. Por, sipas tij, braktisja e 4 këshilltarëve të degës së UDSH në Anë Malit ka shënuar kthesë në skenën politike në Ulqin.

KOHA NET

VIDEO TV IN

http://stream.rtvin.com/flv/17_08_post_ulcinj.flv

11