Trajneri nga Ulqini, Mehmet Duraku, në krye të Melbourne Victory – Video

August 22, 2011   | Bota, Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Synim, kthimi i klubit në rrugën e suksesit
Mehmet Duraku ka qenë për shumë vjet lojtar i Përfaqësueses së Australisë. Karrierën e ka nisur në vitin 1985, ndërsa ka luajtur deri në vitin 2004. Vlerësohet legjendë e klubit australian, South Melbourne, por edhe e atij të Malajzisë, Selangor. Në Australi e Malajzi ka fituar shumë tituj. Për Australinë ka luajtur 64 herë dhe ka shënuar gjashtë gola, ndonëse tërë karrierën është paraqitur si mbrojtës. Shqiptari Mehmet Duraku është duke udhëhequr skuadrën më të suksesshme të Australisë në futboll, Melbourne Victory. Duraku, që ka lindur në Ulqin, në fund të muajit të kaluar ka firmosur kontratën dyvjeçare me skuadrën australiane.
Ai si trajner te Melbourne Victory ka punuar që nga viti 2008. Deri në mars të këtij viti ka punuar me kategori të reja. Më pas u emërua trajner i përkohshëm i ekipit të parë, pas dorëheqjes së trajnerit Ernie Merrick. Si trajner i përkohshëm impresionoi drejtuesit e klubit, që vendosën t’i ofrojnë kontratë afatgjate. “Ai di shumë për futbollin e Australisë dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë kryetari i klubit Melbourne Victory, Anthony di Pietro. Gjatë pranverës, Duraku ka udhëhequr skuadrën në pesë ndeshje të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë. Ai karrierën e trajnerit e ka nisur në vitin 2003. Deri në vitin 2008 ka udhëhequr skuadra pak të njohura në Australi. “I njoh shumë mirë lojtarët e skuadrës. Ka vite që jam pjesë e klubit, por detyra e re sigurisht që është me përgjegjësi më të madhe. Synoj që të kthej klubin në rrugën e sukseseve dhe të titujve”, ka thënë Duraku. Mehmet Duraku, i njohur me mbiemrin Durakoviq, për shumë vite ishte reprezentues i Australisë. Ai nga Ulqini është larguar në moshën gjashtëvjeçare. Karrierën e ka nisur në vitin 1985, ndërsa ka luajtur deri në vitin 2004. Vlerësohet legjendë e klubit australian, South Melbourne, por edhe e atij të Malajzisë, Selangor. Në Australi e Malajzi ka fituar shumë tituj. Për Australinë ka luajtur 64 herë dhe ka shënuar gjashtë gola, ndonëse tërë karrierën është paraqitur si mbrojtës. Në vitin 1994 kishte luajtur kundër legjendës Diego Maradona, në një ndeshje eliminatore për botëror. Për Australinë ka luajtur nga viti 1990 deri në vitin 2002.

Koha Javore

 

 

YouTube Preview Image
1