Sabri Fejzullahu i jep fund mbrëmjeve muzikore në Durrës dhe Ulqin

August 24, 2011   | Lajmet / Vijesti

“Gjatë këtij sezoni veror kam pasur një agjendë të ngjeshur me shumë mbrëmje muzikore në bregdetin e Durrësit dhe të Ulqinit. Sapo jam kthyer dhe me këtë edhe përfundova mbrëmjet për sezonin veror.

Pas një angazhimi të madh, me mbi 24 mbrëmje të mbajtura në ‘Parajsë” të Durrësit, ylli i këngës sonë Sabri Fejzullahu po i jep fund sezonit veror. Ai është mjaft i kënaqur me këtë sezon veror, ndonëse edhe fitimet janë të kënaqshme, mirëpo për këtë thotë se ka “sakrifikuar” mjaft.

“Gjatë këtij sezoni veror kam pasur një agjendë të ngjeshur me shumë mbrëmje muzikore në bregdetin e Durrësit dhe të Ulqinit. Sapo jam kthyer dhe me këtë edhe përfundova mbrëmjet për sezonin veror.

Vlen të ceket kënaqësia ime me artdashësit e mi, ku sallat çdo natë kanë qenë të mbushura plot dhe nuk janë ndalur duartrokitjet e publikut. Kam qenë mjaft i emocionuar në disa raste, madje më kanë pikuar edhe lot dhe jam shumë i kënaqur që kam arritur t’u sjell atmosferë të këndshme artdashësve të mi edhe pas kësaj moshe që kam”, ka thënë ai për “Zëri”.

Krahas angazhimeve që ka pasur, Sabriu nuk ka reshtur së punuari edhe këngë të reja, tani sapo ka përfunduar videoklipin e këngës “Mërgimtari” që do ta lansojë gjatë këtyre ditëve.

“Kam dashur qëme përfundimin e sezonit veror të sjellë në treg edhe një projekt të ri me të cilin do të nisë sezonin e vjeshtës në diasporë. Kënga që kam përgatitur titullohet ‘Mërgimtari’, me tekst, kompozim dhe orkestrim të Ilir Beranit.

Kënga përmban një tekst mjaft prekës, që u dedikohet mërgimtarëve tanë që jetojnë kudo në diasporë”, thotë ai dhe ka shtuar se në fillim të muajit shtator bashkë me bashkëshorten t’i kalojë disa ditë pushimi në Greqi.

ZËRI
YouTube Preview Image