Ish-pushtetarët ulqinakë akuzojnë njëri tjetrin

August 26, 2011   | Lajmet / Vijesti

Ulqin, 26 gusht – Braktisja e katër këshilltarëve të degës së Unionit Demokratik të Shqiptarëve /UDSH/ për Anën e Malit të Ulqinit, zyrtarët e kësaj partie parlamentare dhe pjesëmarrëse në Qeverinë malazeze, përveç se i kanë quajtur tradhtarë e rebelë, kanë bërë edhe akuza reciproke të punësimeve mbi bazat familjare, farefisnore, krahinore dhe partiake në nivel të pushtetit vendor, si dhe në strukturat qeveritare. UDSH, nëpërmjet një komunikate për opinion, thotë se “nëse i referohemi fakteve mund të themi se në organet administrative komunale të Ulqinit, krahas Fatmir Gjekës punojnë bashkëshortja e tij, kunati dhe daja, e në organet e tjera ku themelues është Kuvendi, kanë gjetur punë 10-15 të afërm të tij”, raporton KosovaLive.

Ndërkaq, kryesocialisti i Ulqinit edhe kryetar i parlamentit lokal, Luigj Shkreli në këtë ndërlidhje shton se do t’i hulumtojnë të gjitha punësimet, bashkëshort e bashkëshorte, farefis e të afërm.

“Nga grupi i katër këshilltarëve që braktisen UDSH, si do të ngrisin gishtin për shkarkimin tim nga posti i kryetarit të Parlamentit,derisa unë i kam thënë ministrit të arsimit që ta marrë personin drejtor i Shkollës fillore në Katërkollë”, shprehet Shkreli, duke thënë se mund të ndodh që të rikandidohet për këtë post, por do ta respektojë realitetin e ri politik në Ulqin.

Ndërkaq, Fatmir Gjeka, i cili me katër këshilltarët e ish-UDSH iu bashkangjit Forcës, duke bërë shumicën e re në Parlamentin e Ulqinit, shprehet se “ata që na akuzojnë për tradhëti, më së paku që mund të bëjnë është të kërkojnë falje, sepse është shumë e rëndë të akuzosh dikë për tradhëti, aq më tepër neve që gjithmonë kemi qenë kooperativë dhe asnjëherë nuk kemi devijuar as nga mbrojtja e interesave tona kombëtare, as kur ka qenë në pyetje çështja shtetërore e Malit të Zi”. Gjeka nënvizon se “të gjitha i dinë, por dëshirojnë të mashtrojnë dhe manipulojnë opinionin”.

KOHA NET

Prisni 5 minuta e 30 sekonda deri sa fillon video. Ju dëshirojm shikim të kanshem
PUSHTETARËT NGA ULQINI  NË DEBATIN E TV TEUTA LINKU DIREKT

http://forca.me/images/stories/videos/Debati_2010_2.flv


5