Aktivitet i gjithanshëm në terren të imamëve të Ulqinit

August 28, 2011   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Ka vazhduar aktiviteti i ekipit të ramazanit në Këshillat e Bashkësisë Islame të Ulqinit,Anës së Malit,respektivisht nëpër xhamitë anë e kënd Malit të Zi, ku së bashku me strukturat e këshillave vendore dhe imamët nëpër xhami, përfaqësuesit e ekipit të ramazanit kanë qenë pran besimtarëve në këto ditë të agjërimit të muajit të madhëruar të ramazanit sherif.

Çdokund që janë paraqitur përfaqësuesit e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe institucioneve të saja, kanë mbajtur ligjërata tematike kushtuar Muajit të Ramazanit para namazit të teravive, ndërsa në namazin e xhumasë, përpos derseve, kanë mbajtur hytbe. Aktiviteti i ekipit të Ramazanit është i koordinuar me këshillat vendor, ndërsa temat e shtjelluar nga teologët i përgjigjen muajit të Ramazanit, si agjërimi, kushtet e agjërimit, dimensionet e agjërimit, dobitë e agjërimit, Ramazani muaji i Kuranit, Ramazani muaj i fitoreve, agjërimi fisnikërim i besimtarit, dimensioni social i agjërimit, pastaj tema për rëndësinë që ka sadakatul-fitit, zeqati, solidariteti, kujdesi ndaj skamnorëve etj.

Fotografijat nga Ismet Karamanaga Facebook