Ulqin,mbytet në det Bashkim Rama nga Podujeva

August 28, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Bën të ditur gazeta e përditëshme Vijesti,për mbytjen në det të nënshtetasit Kosovar Bashkim Rama 22 vjeçari nga Podujeva.Ai gjeti vdekjen në zonën e Gjirit të Bunës ku gjatë kohës po lahej në ujrat e këtij plazhi me shokët e vet bën të ditur gazeta Vijesti..
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00 ndërsa moti ka qënë i keq me erë, duke shkaktuar kështu dallgë në det.

Trupi i pajetë i të riut u gjetë disa metra larg bregut të plazhit Buna, në një zonë ku dallga e detit ishte shkaku i vdekjes së Bashkim Ramës që nuk dinte mir të notojë. Qe e kotë edhe ndërhyrja e personelit mjekësor të Dr.Basri Mujës  që ndërhyri menjëherë në vendin e ngjarjes,ku u nënshtru ekspertizës mjekoligjore, e cila përcaktojë edhe shkakun e vdekjes së Bashkim Ramës.
Rama ishte i punësuar përkohësisht në restorantin “San Marino”, si ndihmës punëtor në kuzhinë.