Drenusha Latifi i rikthehet “Këngës Magjike”

August 29, 2011   | Lajmet / Vijesti

Ka kohë të gjatë që këngëtarja Drenusha Latifi nuk është dukur në ndonjë festival, kjo për faktin se pjesa dërmuese e tyre sipas saj nuk janë meritorë, pasi në to nuk vlerësohen këngëtarët e mirë.

Ajo tani ka vendosur të jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjike” e që sipas saj është festivali më cilësor deri më tani. “Është hera e dytë që marrë pjesë në këtë festival, por ka kaluar kohë e gjatë që kur kam vendosur të mos jem pjesë e tyre.

Tani pas një kohe të gjatë u riktheva përsëri po me të njëjtin festival, për shkak se vetëm ky më duket më i mirë dhe më i vlerësueshmi se sa të tjerët. Në pjesën dërmuese të festivaleve mbretëron njohja dhe blerja e çmimeve dhe kështu që nuk ia vlen të marrësh pjesë.

Ndërsa për mua ‘Kënga Magjike’ vazhdon të mbetet festivali më prestigjioz”, ka thënë ajo për “Zëri”. Në këtë festival Drenusha do të paraqitet me një këngë të re, të cilën nuk e ka emëruar ende.

Tekstin e këngës është duke punuar Big Basta, ndërsa kompozimin dhe orkestrimin e realizon Florent Boshnjaku. Sipas Drenushës pjesëmarrja në këtë festival është mjaftë domethënës, sepse përveç performancës arrin ta promovojë edhe një projekt të ri muzikor.

“Të them të drejtën nuk po hyj në festival për të rrëmbyer ndonjë çmim, por vetëm për t’i përmbushur kërkesat e adhuruesve të mi dhe për ta promovuar edhe një projekt të ri. Uroj që çdo gjë të shkojë n

ZËRI

YouTube Preview Image