Edita Sopjani me një klip më ndryshe

August 29, 2011   | Lajmet / Vijesti

disa ditë që këngëtarja e talentuar Edita Sopjani ka nisur punën për videoklipin më të ri të këngës “Girl′s Like Me”. Për dallim nga videoklipet që po xhirohen në plazhe dhe jahte të ndryshme, e që janë bërë të shumta gjatë këtij viti pikërisht në sezonin veror, Edita ka vendosur që këtë klip ta xhiroj në kryeqytet.

“Arsyeja përse vendosa të xhiroj në Prishtinë, respektivisht në disa vende të bukura të saj, është fakti se kohëve të fundit janë bërë të shpeshta skenat e xhirimeve të klipeve. Kryesisht klipet janë punuar në plazhe dhe kështu që desha që me këtë klip timin t’u iki atyre dhe të sjellë diçka të re në tregun muzikor”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Edita në këtë klip është duke punuar me produksionin “Frames” dhe shpreson që publiku ta pëlqejë këtë spot. Në të ardhmen Edita planifikon të realizojë edhe një këngë të re, për të cilën nuk preferon të flasë tani.

ZËRI

YouTube Preview Image