KNSH-ja: Urim për festën e Bajramit të madh

August 29, 2011   | Anketë / Anketa

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 91 / 11

Ulqin, me 29.08. 2011

 

URIM PËR FESTËN E BAJRAMIT TË MADH  

 

Me  rastin e  festës së  Bajramit të Madh, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjithë besimtarët  e fesë Islame, shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.

Urojmë që   kjo  festë e madhe, e cila vjen pas Muajit të shejtë e të bekuar  të Ramazanit,muajit të sakrificës, vetëpërmbajtjes, faljes, lutjes dhe përkushtimit ndaj Zotit Krijues, të na udhëheqë në çdo ditë të jetës sonë, në familje,në punë, e në shoqëri, gjithmonë në të mirë të kombit.

Le të jetë kjo festë,moment i unitetit dhe mirëkuptimit  edhe ma të madh me njëri tjetrin, si  një vlerë e domosdoshme  edhe sot aktuale për ne shqiptarët, për të  punuar e vepruar për një të ardhme sa më të mirë të popullit që përfaqësojmë, që interesi i përgjithshëm të jetë  mbi intertesat përsonale, por gjithsesi  duke mënjanuar ndarjet, përçarjet, dredhitë  e ambiciet pa fre e pa kufi,në kundërshtim me udhën e Zotit.

Dhashtë  Zoti, që  Festa e  Bajramit, të stolisë  familjet  tona  me  gëzim,  dashuri,  mirëkuptim  e  solidaritet  të  ndërsjellë  mes njerëzve.

Gëzuar festën e Bajramit,  për  jetë e  mot !