Mesazhe urimi të kryetarit të Ulqinit Gëzim Hajdinaga;Urime festa e Fitër Bajramit
August 29, 2011 | Kulturë / Kultura
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga të gjithë besimtarëve musliman ua uron festën e Fitër Bajramit.
Në urimin e tij ndër të tjera thuhet:
Në këto momente të festës e të gëzimit për ju dhe familjet tuaja pas një muaji të përkushtimit, agjëriit dhe respektimit të besimit, dëshiroj të jem pranë gjithëve ju me urimiet më të ngrohta e të përzemërta!
Gëzuar festën e Fitër Bajramit! Uroj që paqa, mirëkuptimi dhe toleranca gjithënje të përcjellin familjet tuaja, Zoti ju dhëntë forcë dhe shëndet, fat e begati në familje!
Sinqerisht i juaji,
Gëzim Hajdinaga
Kryetari Hajdinaga ka përgëzuar me rastin e festës dhe reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat ef. Fejziq.