Flota shekullore detaro-tregtare e Ulqinit (1)

September 2, 2011   | Kulturë / Kultura

Detaria e lashtë e Ulqinit
Nga Dr. Maksut Xh. Haxhibrahimi
Zhvillimi i flotës ulqinake në kohën e kaluar dhe zhvillimi i traditave detare gjatë shekujve Ne bregdetin e Ulqinit jane perdorur barkat njetrungeshe, te cilat jane perdorur deri rreth vitit 1570 dhe, ne ujerat e brendshem tokesore, perdoren dhe ne kohen e sotme ne lumin Bune. Gojedhenat e detareve tane te vjeter tregojne se me mjete te tilla te vogla njetrungeshe, gjate stines se veres lundronin ne brigjet e Adriatikut dhe tregtonin me skelat e tjera. Gjate ketij lundrimi ne det, orientoheshin diten me ane te diellit, ndera naten me anen e yjeve. Menyra praktike e orientimit ishte e thjeshte: ne te djathte dhe ne te majte te bashit (pjesa e perparme e anijes), ne filin e mjetit te lundrimit, vinin shenja konvencionale qe i pergjigjeshin nje skeleje te caktuar. Detari i cili qendronte ne kic (pjese e prapme e anijes) te mjetit lundrues, mbante ne nje vije te drejte (aliniament) shikimin e tij ne shenjen konvencionale dhe ne shenjen qiellore gjate gjithe udhetimit te tij, keshtu delte ne skelen e deshirueshme. Me keto mjete dhe metoda fillestare lundrimi, te cilat mbeten deri ne kohet e vona, iliret e vjeter filluan jeten e tyre detare, te cilen me vone e zhvilluan ne nje shkalle shume me te larte. Rritja e mjeteve te lundrimit u be e mundshme ne saje te perdorimit te metodes se ndertimit te anijeve me veshje te trupit te tyre nga jashte me majere druri (derrasa).
Kete metode iliret e perdoren qe ne fillimin e mijevjecarit te fundit te kohes se lashte. Nga fiset ilire me te permendur per veprimtarine e tyre detare qene Japodet, te cilet pervec skelave detare qe kishin krijuar ne bregdetin lindor te Adriatikut, kishin krijuar edhe baza te tjera ne bregun perendimor si ne Apuli dhe ne bregdetin qendror te Italise, duke mbajtur gjithmone lidhje te ngusht ndermjet ketyre brigjeve. Me vone vendin e Japodeve e zuri fisi tjeter ilir – i Liburneve, qe u be i degjuar ne popujt e lashte persa i perket lundrimit detar. Mjeti i lundrimit i cili qe krijuar dhe pedorej prej tyre quhej “liburnide”. Liburnidet ose liburnet ishin mjete lundrimi te nje madhesie mesatare per ate kohe, te gjata dhe te holla, te mprehta ne pjesen e perparme dhe te prapme te tyre. Struktura e tyre u jepte shpejtesi ne lundrim e lehtesi ne drejtim, vecanerisht, per arsye se u mungonte edhe timoni, qe nuk e njihnin. Me keto mjete, liburnet lundronin gjate gjithe Adriatikut dhe Jonianit ashtu si dhe pasardhesit e tyre te larget, ulqinaket. Ne kete menyre gjate brigjeve te Adriatikut lulezuan skela ilire me popullsi prej fisi liburn. Veprimtaria detare e liburneve shtrihej ne transportin tregtar, ne peshkim dhe ne luftera per detin. Ne vitin 734 para eres se re, greket pushtuan Korfuin dhe ne kete menyre hapen dyert e Adriatikut. Ky ishte hapi i pare per te filluar krijimin e nje vargu kolonish greke ne Adriatik. Ne kete kohe fillon ndikimi i dukshem ne menyrat e ndertimit te anijeve. Kaq eshte e vertete kjo sa qe greket filluan te perdorin “liburnidet” ilire dhe anasjelltas iliret filluan te fusin ne perdorim “trirremeshet”, greke. Pas Liburneve, fiset ilire qe u daluan per veprimtari detare, ishin Ardianet dhe Daorset. Ne shekullin III, Ardianet krijuan shtetin e tyre me qender Rizonin ne Gryken e Kotorrit. Keta u bene nje fuqi e madhe detare. Per kete shkak filluan te ashpersohen kontradiktat ne mes te tyre dhe grekeve. Ardianet u detyruan te shperngulin qendren e tyre nga Kotorri per ne Shkoder dhe ne liqenin e saj ndertuan kantiere anijesh, prej nga here pas here dilnin ne det anije te reja, te medha dhe te fuqishme. Mjetet e lundrimit qe perdornin Ardianet quheshin “lembe”. Keto lembe kishin shume lidhje me liburnidet e koheve me te lashtea dhe paraqiten si forma pasardhese e tyre me e zhvilluar. Lembet ishin te hapeta (pa kuverta), me bash te gjate dhe te mprehte dhe drejtoheshin me anen e timonit, me nje dhe dy sere rremash. Nje lembe mesatare mund te transportonte rreth 50 veta. Flota ilire ne kohen e mbreterve Agron, Teuta, Genc etj. goditi kolonite greke te bregdetit, pushtoi Korfuzin, sulmoi Etoline, Akarnanine, brigjet e Elides, Mesines etj. ne kete menyre i gjithe bregdeti lindor i Adriatikut ishte ne duart e ilireve, me perjashtim te Durresit dhe Apolonise, qe ndodheshin akoma nen zoterimin e grekeve. Iliret moren perseri pozitat e vjetra dhe e rriten autoritetin e tyre ne Adriatik. Gjate Mesjetes, detaria mori nje zhvillim te theksuar gjate bregdetit te Ulqinit e deri ne Vlore. U ngriten kantiere detare ne te cilat ndertoheshin anije te medha qe shiteshin edhe jashte Ulqinit. Gjate Mesjetes, ne rolin udheheqes ne jeten detare ne Adriatik doli Republika e Venedikut, e cila ne vitin 1204 zoteronte ne kete det dhe e quante me mburrje “Liqeni Venecian”. Republika e Venedikut ne Mesjete u fuqizua me elemente nga bregdeti shqiptar. Karvane barkash eksportonin gjate shekujve lende druri nga bregu shqiptar ne Venedik. Ne Ulqin kohe pas kohe lulezoi kantieri vendas, ku u ndertuan anije per Republiken e Venedikut. Venediku mori per floten e tij detare te shquar nga Ulqini. Nga llojet e ndryshme te anijeve venedikase permenden shpesh anije me emrat “Griv”, “Griba”, “Kripa”, Kripina”, te cilat duket se ishin anije te nje tipi me ato te bregut shqiptar dhe qe i perdoreshin kryesisht per transportimin e kripes. Tipi tjeter me emer “Brigantina”, ka te ngjare te jete nga brigjet shqiptare dhe te kete hyre ne perdorim te flotes venedikase. Ne vitin 1368, pas kater vjetesh, Gjergj Balsha, qe kishte nen pushtetin e tij Shkodren, Ulqinin, Tivarin etj., synonte te formonte nje flote detare luftarake dhe po ne kete vit leshoi ne det disa gala te armatosura. Venediku dergoi mjete per te djegur anijet e Balshes. Nderkaq u arrit nje marreveshje nga te dy palet, sipas te ciles, Venediku i lejoi Balshes mbajtjen e nje numri te kufizuar anijesh luftarake. Megjithate, Gjergj Balsha e shpejtoi ritmin e ndertimit te anijeve te reja. Venediku e kuptoi kete gje dhe dergoi kapitenin e saj me urdher “… po te mos e ndalte veprimin do te konsiderohej si pirat deti dhe anijet e tij do te digjeshin”. Ne kete kohe, po keshtu, Karl Topia, ne Durres, vendosi te krijoje nje flote luftarake te tijen. Per kete, Venediku, ne vitin 1368 i dergoi nje proteste “Jemi informuar se keni leshuar ne det disa anije te armatosura. Nuk duam ne asnje menyre qe ju te mbani anije te tilla”. Megjithate Karl Topia vazhdoi fuqizimin e flotes se tij detare per te cilen Venediku e akuzoi kete jo vetem si pirat te thjeshte, por si princ pirat me shtet e fuqi pirate.

KOHA JAVORE